E bujshme/ Interi vihet në garë për Ergys Kaçen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2016 | 15:57

E bujshme/ Interi vihet në garë për Ergys Kaçen

Ergys Kaçe mund të kalojë në Serinë A. Sipas “FcInterNews”, futbollisti i POAK-ut ka rënë në orbitrën e Interit. Kaçe po studiohet nëse është i përshtatshëm për klubin zikaltër pasi karakteristikat e tij thuhet se janë të vlefshme për lojën e Interit.Ergys-Kace_PaokMësohet se nëse Interi do ta marrë që tani lojtarin do ti duhet të paguajë €4 milion për të shlyer kartonin e tij ndërsa në verë lojtari kuqezi do të jetë i lirë.

Për mesfushorin e PAOK-ut është folur kohë më parë për një interesim nga Udineze por tani del për herë të parë në skenë emri i Interit. Kalimi i tij te Interi do ta conte në dy numrin e futbollistëve shqiptarë te ky ekip, pasi edhe Rei Manaj është pjesë e kësaj skuadre.kace

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"