Fidel Ylli akuzon Klodiana Shalën: “Topmodelja e PD abuzoi me 520 milionë lekë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2016 | 11:36

Fidel Ylli akuzon Klodiana Shalën: “Topmodelja e PD abuzoi me 520 milionë lekë”

Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, ka akuzuar direkt ish­drejtuesen e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, Klodiana Shala, për përvetësim të një fondi 520 milionë lekë të akorduar, sipas tij, nga qeveria “Berisha”.

ylli shalaI ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, Ylli denoncoi se ky fond u shpërdorua, ndërkohë që stadiumi “Qemal Stafa” do të prishej.

“Në investimet në sport jemi 20 për qind më pak se Maqedonia, 30 për qind më pak se vendet ballkanike. E kuptoni që kemi ngelur me pallatin e sportit të Petrit Dumes, një hangar avionësh dhe nuk është bërë asnjë. Dhe po të them unë abuzimet që ka bërë qeveria ‘Berisha’ në këto vite, ju do të habiteni. i kam këtu me fakte dhe argumente.


Si rasti kur i jepnin para’ kësaj topmodeles Klodiana Shalës, drejtoreshë e qendrës. 520 milionë lekë, ndërkohë që kishte dalë që stadiumi “Qemal Stafa” që do të prishej. Dhe hodhën 500 milionë lekë për të rregulluar poshtë stadiumit dy palestra. A e kuptoni se çfarë kanë bëra këta? Jua jap me fakte dhe me argumente”, deklaroi deputeti Ylli. Mes të tjerash, ai foli edhe për ndërtimin e “Arenës Kombëtare” që do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh.

Në përgjigje të akuzave të opozitës, Ylli sqaroi se ajo po paragjykon, ndërkohë që më 29 shkurt do të bëhet tenderi dhe nuk dihet se kush do të fitojë. Gjithashtu ai këmbënguli se projekti në fjalë nuk do të ketë ndryshim destinacioni.

“Sipas projektit është ulur investimi qëllimisht që të mos jetë 100 milionë me 40 mijë vende, por rreth 22 mijë spektatorë. Nuk do të ketë asnjë ndryshim destinacioni dhe pronësinë nuk do ta marrësh si ishte herën e parë me koncesion dhe, pasi ta shfrytëzojë 50 vite, atëherë do të bëhet stadiumi yt. Nëse deri në tenderin e parë ka qenë me koncesion po kaq metra që kishte edhe kate komerciale, tani federatës i dështoi ky tender.

Në herën e parë negociuam vetëm me të huaj, ndërsa tani është një tender i hapur, ku kanë të drejtë edhe shqiptarë dhe të huaj, të bëhen bashkë 5 kompani, të sigurojnë 40-50 milionë euro dhe ta ndërtojnë atë stadium.

Ndoshta edhe 60 mund të shkojë. Me kërkesë të federatës, që është 75 për qind dhe mund të negociojë me bordin që ka, është saktësuar që stadiumi kombëtar, që është qendra kryesore dhe ballore, nuk do të ndryshojë destinacioni dhe do bëhet me 22 mijë vende. Sipërmarrësi ka interesin që mbrapa atyre 10- sheve do të bëhen disa kate komerciale që ai stadium të mos jetë i vdekur”, sqaroi mes të tjerash Ylli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"