FOTO/ Nini në Belgjikë, ja ku kanë përfunduar “tradhtarët”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2016 | 10:10

FOTO/ Nini në Belgjikë, ja ku kanë përfunduar “tradhtarët”

Fati është shumë i rëndësishëm në jetë, po aq sa edhe në karrierën e një futbollisti.

ÁÅÊ-ÐÁÏ / AEK-PANATHINAIKOSBesëtytnitë të imponojnë idenë se çdo e keqe që bëhet në këtë jetë, është e tillë që do të marrë një shpagim. Në fakt, kjo bëhet krejtësisht e besueshme kur flitet për ata që kanë tradhtuar gjakun e tyre.

Për ata futbollistë që kanë refuzuar Kombëtaren së cilës i përkasin. Sotir Nini, që me dokumentacion ka preferuar të quhet Sotiris Ninis, ka lidhur një kontratë 2 vite me një ekip të dorës së dytë në kampionatin belg, Sharlërua.
Ky futbollist që është lindur në Himarë, përpara rreth tetë vitesh ishte emri i madh që në Greqi e panë si atë që do të mund të bëhej lideri i Kombëtares helene dhe futbollisti që do të bënte histori në futboll.

Kjo, për shkak se që në moshën 17-vjeçare u bë titullar te Panathinaikosi.

Të tjerët

Më i përmenduri është Adnan Januzaj. Tradhtari për të cilin u përfshi në debat i gjithë kombi shqiptar, nuk po gjen shpëtim në asnjë skuadër.

Adnan Januzaj Madje, as U-21 e Belgjikës nuk e pranon në ekip.

kabashiElvis Kabashi, që dikur ishte pjesë e Juventusit, sot luan te një ekip që është e vështirë t’ia përmendësh emrin, Pontedera në Lega Pro…

brahimi

Mërgim Brahimi është pjesë e Grashsopersit, por numëron vetëm 9 takime ku është aktivizuar, apo Andrea Tato, që ka luajtur vetëm 40 minuta me Verian në Greqi.

andrea tato

E, si për ironi të fatit, ata janë të humbur nëpër skuadra të dorës së dytë në vende të ndryshme në Europë, ndërsa Shqipëria, do të jetë pjesëmarrëse në Europianin “Francë 2016”, mes 24 më të mirave të kontinentit.

Të suksesshmit nëpër botë, keqardhje që s’janë kuqezi

Shqiptarët kanë emigruar shumë për rrethana të ndryshme gjatë viteve dhe në fushën e sportit ka shumë, sidomos futbollistë, që kanë lidhje origjine me trojet shqiptare.

zvicraNdër ta, ka edhe futbollistë të suksesshëm si Blerim Xhemaili, Valon Behrami apo edhe Granit Xhaka që sot luajnë me Zvicrën dhe i kanë pranuar rrënjët e tyre kuqezi.

shaqiri zvicraTë tillë janë shumë, të cilët do të shtonin prej vitesh peshën e Kombëtares shqiptare në futbollin europian. Megjithatë, historia e shkurtër tregoi që me projekte konkrete, me punën e përditshme të një stafi të dedikuar, qoftë edhe të huaj si De Biazi e ndihmësit e tij dhe me një brez futbollistësh që e vlerësojnë me mish e me shpirt fanellën që mbajnë veshur, atëherë edhe një Kombëtare e vogël si Shqipëria të mund të bashkohet mes të mëdhave në një kompeticion si Europiani.

Përgatiti: OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"