FOTO/ Sherr në tribunë, Tare përplaset me tifozët vjollcë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2016 | 13:23

FOTO/ Sherr në tribunë, Tare përplaset me tifozët vjollcë

Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë mes Fiorentinës dhe Lacios, Igli Tare është gjendur mes një sherri me tifozët vjollcë. Ashtu siç shkruajnë dhe mediat italiane, drejtori sportiv i Lacios ka reaguar ashpër ndaj ofendimeve dhe përplasjeve me tifozët që ndodhëshin shumë pranë tribunës ku ishte dhe ai.

tareKanali sportiv italian “Premiun Sport” raporton se tensioni në tribunë është shfaqur në momentin kur Keita ka realizuar golin e parë dhe Tare është ekzaltuar tej mase. Ky festim i tij ka mërzitur dhe nervozuar tifozët vendas të cilët nuk kanë hezituar ti kundërpërgjigjen me “egërsi” shqiptarit.

Igli-Tare

Laziopress.it shkruan që drejtori sportiv i klubit të tyre është dhunuar psikoligjikisht dhe verbalisht nga tifozët e Fiorentinës.

Ndër të tjera thuhet se Tare nuk i është kundërpërgjigjur tifozëve dhe nuk ka festuar gjatë golit. Gjithçka çfarë është shkruar në media është keqinterpretuar- sqaron sekretari për shtyp i bardhekaltërve Stefano De Martino.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"