FOTO/ Tifozi i bën tatuazh emrin, ja çfarë i thotë sulmuesi i Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2016 | 20:07

FOTO/ Tifozi i bën tatuazh emrin, ja çfarë i thotë sulmuesi i Milanit

“Pasioni për idhujt është një gjë e mirë, por mos e ekzagjerojmë”. Kështu shkruan gazeta më e madhe sportive në Itali “La Gazzetta dello Sport”, për një tifoz që ka bërë tatuazh emrin e Balotelit mbi shpatullat e tij.

Untitled-9Fillimisht, foto u publikuar në profilin e sulmuesit të Milanit në ‘Instagram”, ndërsa u shpërnda në disa rrjete sociale dhe media online.

Fansi i sulmuesit bëri tatuazh emrin e tij “BALOTELLI” dhe numrin 45, ndërsa komenti i ‘SuperMarios’ ishte ky: “Faleminderit për mbështetjen, por nuk beson se je pak i çmendur?”.

Untitled-10

Gazeta italiane shkruan se komenti ka ardhur pasi Baloteli ka shënuar një dopietë me të rinjtë e Milanit. Në këtë takim, Mihajloviç aktivizoi ata lojtarë që nuk ishin në fushë në ndeshjen e kaluar me Fiorentinën (takim i fituar nga Milani).

Untitled-11

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"