Gjelbrona Gashi, “gazetarja” seksi që ka pasion tenisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2015 | 14:44

Gjelbrona Gashi, “gazetarja” seksi që ka pasion tenisin

gashiE dashuruar pas sportit dhe jo vetëm, pasi bota e modës dhe gazetaria janë ndër pasionet e saj të veçanta. Sigurisht, ai për sportin dhe sensualiteti që e karakterizon nuk mund të mos e tërheqin pas televizionit, ku në një të ardhme të afërt e shikon veten si gazetare sportive.

E kemi fjalën për modelen bukuroshe nga Prizreni, Gjelbrona Gashi, e cila është një ndër femrat më seksi të shoubizit në Shqipëri. Pasioni për sportin Gjelbrona, ndryshe nga kolegët dhe moshatarët e saj, ka një pasion të veçantë për tenisin.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, 21- vjeçarja rrëfen emocionet e veçanta që i dhuron ky sport, madje thekson që kohën e lirë e shpenzon duke luajtur tenis. “Më pëlqen shumë tenisi, e gjej veten në këtë fushë, më tërheq shumë dhe sa herë kam kohë të lirë vrapoj për ta shijuar”.

Futbolli Nuk është një tifoze e mirëfilltë, nga ato që frekuentojnë stadiumet apo ndjekin çdo ndeshje, por skuadra e saj e zemrës është Barcelona. Pa harruar Kombëtaren kuqezi, të cilën e ka shumë për zemër, sidomos Lorik Canën, lojtari i saj i preferuar. Një femër plot sharm, e cila ka pasion sportin, nuk mund të mos tërhiqej dhe nga futbollistët. Madje e aprovon: “Po, do të më pëlqente që ta kisha të dashurin futbollist, pse jo”. Për sa i përket të ardhmes, Gjelbrona bën të ditur që, ndonëse ka pasur oferta të ndryshme në Kosovë për të punuar gazetare sportive, për momentin është e përqendruar te studimet.

Përgatiti: Eva Marku

e7

e5

e6

e4

e3

e2

e1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"