Gjyqtari nga Patosi bëhet makth për tre ekipe të rinjsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2016 | 14:59

Gjyqtari nga Patosi bëhet makth për tre ekipe të rinjsh

Në Kategorinë e Parë të të rinjve për grupin B, ka pasur një rivalitet të madh gjatë këtij sezoni. Aktualisht kryeson renditjen Butrinti, në një kohë që Lushnja, Luftëtari dhe Tomori në pjesën e parë të kampionatit janë rivalë direktë.

haxhi rakipi gjyqtari

Trajnerët e këtyre ekipeve kanë ngritur një shqetësim gjatëve javëve të fundit që lidhet me gjyqtarin nga Patosi, Haxhi Rakipi, i cili sipas tyre, po favorizon hapur Butrintin. Trajneri i Lushnjës U-19, Blerim Hasalla, në një prononcim për “Panorama Sport” është shprehur se gjyqtari Rakipi po kthehet në një gangrenë për kampionatin.

“Ky arbitër, edhe të dielën e kaluar përsëri ka gjykuar Butrintin. Rakipi e ndjek këtë skuadër kudo që luan dhe për këtë flasin faktet. Unë e kam kontestuar, bashkë me kolegët e Luftëtarit, Tomorit dhe së fundi të Bylisit. Ky gjyqtar është shndërruar në gangrenë për kampionatin ku jemi ne, sepse kudo që vete krijon incidente dhe dënon trajnerët. Unë dua të di çfarë ka shkruar për mua dhe nëse ato janë të vërteta e hedh licencën. Haxhi Rakipi nuk duhet të merret fare me moshat, sepse çfarë nuk bën për 50 euro dhe tri ditë pushim”, u shpreh trajneri i të rinjve lushnjarë.

Luftëtari

Trajneri i të rinjve gjirokastritë, Petraq Meçi, tregon një tjetër rast për gjyqtarin nga Patosi. “Para ndeshjes që kishim me Butrintin më tha: ‘Shiko se ke një futbollist me tre kartonë të verdhë’. U çudita, sepse nuk kisha asnjë lojtar të penalizuar.

Rreshtova skuadrën dhe nëse ky arbitër kishte informacionin e duhur, përse lejoji aktivizimin e lojtarit? Strategjia e tij për të favorizuar kundërshtarët tanë është e qartë. Është skandaloze, por në të dyja ndeshjet që kemi luajtur me Butrintin, si në Sarandë, ashtu edhe në Gjirokastër, ka gjykuar Rakipi. I bëj thirrje FSHF-së ta shikojë me kujdes këtë rast”, ka deklaruar trajneri Meçi.

PëAlban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"