Goli “fantazmë”, arbitri u mohoi të kuqve avantazhin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 9:38

Goli “fantazmë”, arbitri u mohoi të kuqve avantazhin

Partizani e ka nisur me shumë vrull takimin e djeshëm ndaj Flamurtarit dhe në minutat e para të tij ka pasur raste të pastra për të shënuar.

partizani flamurtariPor, rasti më i pastër për të kuqtë ishte në minutën e 16-të. Kalari ekzekuton një goditje dënimi nga krahu i majtë i sulmit dhe e dërgon sferën direkt në rrjetë, por portieri Halilaj me vështirësi arrin të grushtojë fort.

Topi, i larguar nga portieri i Flamurtarit, është përplasur në këmbët e brazilianit Alvesh dhe është rikthyer në portë, duke kaluar vijën fatale, siç është parë edhe nëpërmjet pamjeve filmike. Por sapo topi ka kaluar vijën fatale, portieri Halilaj edhe një herë tjetër arrin ta grushtojë atë dhe më pas sfera largohet nga mbrojtësit.

Lojtarët e Partizanit protestojnë te kryesori i takimit, i cili është shumë pranë aksionit, por ky i fundit ka lejuar lojën që të vazhdojë duke u mohuar të kuqve një gol të pastër. Në përfundim të takimit, trajneri Agostineli është shprehur se nëse do të quhej goli, situata e ndeshjes mund të kishte marrë një tjetër drejtim.

Gjithashtu, në momentin që kryesori Pashaj ka vërshëllyer për përfundimin e takimit, drejtori Dervishi së bashku me Kalarin kanë protestuar si te treshja e gjykimit, ashtu edhe te delegati dhe vëzhguesi, duke i thënë se ekipit të tyre nuk i është akorduar një gol i rregullt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"