Hapet tenderi për prishjen e “Qemal Stafës” dhe ndërtimin e stadiumit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2016 | 19:31

Hapet tenderi për prishjen e “Qemal Stafës” dhe ndërtimin e stadiumit të ri

Ashtu siç është bërë me dije edhe nga gazeta “Panorama Sport”, kjo javë përkon me nisjen e tenderit të hapur për sa u përket kompanive të interesuara që të ofrojnë projektin dhe investimin e nevojshëm për ndërtimin ë stadiumit të ri kombëtar.

qemal-stafaNga dita e sotme, “Qendra Sportive Kuq e Zi” njofton të gjitha firmat e interesuara që të paraqesin ofertat e tyre në lidhje me impiantin e ri kombëtar që do të ndërtohet aty ku sot ndodhet stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”.

Kompanitë e interesuara duhet të paraqesin: projektidenë e plotë, metodologjinë dhe afatet kohore për projektin, metodologjinë dhe afatet kohore për ndërtimin e stadiumit, si dhe modelin financiar të zbatimit të projektit.

Bëhet fjalë për një investim, i cili në bazë fillestare ka një fond prej rreth 10 mijë eurosh të vendosura nga kjo shoqëri dhe toka që do të jetë në dispozicion të impiantit që do të ndërtohet. Ky tender i hapur do të jetë i vlefshëm deri përpara orës 11:00 të datës 29 shkurt të këtij viti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"