Hysenbelliu drekon me Moxhin në Tiranë 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2016 | 23:12

Hysenbelliu drekon me Moxhin në Tiranë 

Luçiano Moxhi sërish në Shqipëri. Ish-drejtuesi i Juventusit dhe një nga njerëzit me më shumë influencë në botën e futbollit, është fotografuar ditën e djeshme në Tiranë, në shoqërinë e biznesmenit Irfan Hysenbelliu.

d420822b-fdb1-4b66-8888-1fdbdade4dd3U mësua se se bashku kanë drekuar në restorantin “Prestige” në kryeqytet. Ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi, ndonëse javët e fundit është përfolur për një bashkëpunim mes tyre.

Moxhi ka pasur takime të tjera në të shkuarën me Hysenbelliun, i cili njihet si një nga biznesmenët më të suksesshëm në vend, duke operuar në fusha të ndryshme, por duke ruajtur standardin e liderit në treg. Dje janë fotografuar me një shtrëngim duarsh miqësor, por pa dhënë detaje për diskutimet që janë bërë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"