Jahmir Hyka i lutet federatës: Dua të jem dhe unë në Francë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2016 | 10:42

Jahmir Hyka i lutet federatës: Dua të jem dhe unë në Francë!

hykaMesfushori shqiptar i Lucernës, Jahmir Hyka, po zhvillon një sezon të shkëlqyer në kampionatin zviceran. Mjeshtëria dhe fantazia e tij i mungon Kombëtares kuqezi. Në një autointervistë për mediat zvicerane, Hyka u drejtohet fansave dhe federatës shqiptare.

Qëllimi im me Lucernën dhe Kombëtaren shqiptare?

Të dashur fansa, unë jam këtu te Lucerna që prej 1 korrikut të vitit 2011. Më pëlqen shumë ky klub në qendër të Zvicrës. Lucerna është atdheu im i dytë. Origjinën e kam nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë. Isha atje kur Kombëtarja shqiptare fitoi ndeshjen vendimtare kundër Armenisë.

Në përfaqësuese kam debutuar para tetë vitesh, por prej 18 muajsh s’jam grumbulluar më. Duke dhënë rezultate të mira te Lucerna, shpresoj të rikthehem. Shpresoj që drejtuesit e Kombëtares të më shohin dhe uroj të jem sërish i dobishëm për ta. Do të ishte mrekulli të luaja më 11 qershor kundër Zvicrës. Për këtë do të jap maksimumin dhe më të mirën nga vetja te Lucerna.

Si do ta përshkruaja veten?

Nuk më pëlqen të flas shumë për veten, pasi këtë duhet ta bëjnë të tjerët. Si më thërrasin kolegët e ekipit? Xhimi (Jimmy).

Kënga ime e preferuar?

“Zoom Zoom” nga Dhurata Dora (këngëtare shqiptare).

Idhulli im?

Vëllai im, Bledi.

Formacioni i ëndrrave?

Çfarë ekipi! E jashtëzakonshme, sa talente do të merrnin pjesë.

Rituali personal?

Lutem para çdo ndeshje.

Fatsjellësi im?

Asnjë.

Çfarë thonë kolegët për mua?

“Gjysmën e jetës së tij e ka kaluar para pasqyrës. Ai është 28 vjeç dhe kjo e bën 14!”. (Hekuran Kryeziu)

“Tip interesant. I duhen më shumë se 30 minuta derisa të rregullojë flokët!”.

(Samed Yesil) “Superlojtar me potencial të lartë. Vetëm se kam gjithmonë frikë mos vjen me vonesë në ndeshje, për shkak se qëndron dy orë para pasqyrës…”. (Sebastian Shahten)

Nëse nuk do të isha bërë futbollist profesionist, atëherë…

Do të isha bërë arkeolog.

Si e kaloj kohën e lirë?

Argëtohem me lojëra të ndryshme, dal shëtitje, si dhe diskutoj në kafene me miqtë.

Talenti im veç futbollit?

Të këndoj.

Çfarë më pëlqen të gatuaj?

Gjellë me fasule. Restoranti i preferuar? “Nabuço” në Hergisvil. Filmi i preferuar? “Braveheart” me Mel Gibson.

Seriali i preferuar?

“Friends” (Miqtë).

Vendi turistik më i preferuar?

Shqipëria.

Çfarë bëj në dhomat e zhveshjes para ndeshjes?

Lutem.

Çfarë vjen pas mbylljes së karrierës?

Diçka që do të ketë lidhje me futbollin.

Lojtari më humorist i ekipit?

Tomi Puljiç.

Lojtari më me stil në skuadër?

Hekuran Kryeziu.

Lojtari më i mirë i Superligës zvicerane?

Brel Embolo i Bazelit.

Ekipi juaj i ëndrrave?

Milani.

Lojtari i preferuar në histori?

Maradona.

Çfarë është Fc Lucerna për ju?

Atdheu im i dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"