Juventus-Napoli, ja fituesi i sfidës në rrjetet sociale (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2016 | 20:35

Juventus-Napoli, ja fituesi i sfidës në rrjetet sociale (FOTO)

Tre ditë para sfidës mes Juventusit dhe Napolit, rrjetet sociale janë “ndezur” me komente se cila skuadër do të dalë fituese në këtë takim.

170818419-6a1b5457-7c86-4dc5-bb3b-9e99b125609a Aktualisht, Napoli kryeson Serinë A me 56 pikë, i ndjekur nga Juventusi me 54 dhe ndeshja e së shtunës është një sprovë e vërtetë për pretendentët e titullit kampion në Seria A.

“Alvaro Morata është mbreti i “Instagram”-it dhe i “Facebook”-ut. Edhe pse sezoni i tij nuk është në nivelin e pritshmërive, sulmuesi spanjoll i Juventusit mund të ‘ngushëllohet’ me mbështetjen e tifozëve: Më shumë se 2 milionë e 400 mijë ndjekës në “Instagram” dhe mbi 6 milionë e 444 fansa në “Facebook””,-shkruan gazeta italiane “Corrieredellosport”.

Ndërsa “mbreti i look-ut” për sa i përket ndjekësve në rrjetet sociale është Klaudio Markizio me 1 milion e 700 mijë ndjekës. Pas tij vjen Xhixhi Bufon dhe Paul Pogba me rreth 1 milion e 300 mijë ndjekës.

182938499-221dbf2b-8729-49da-a0a1-66e200e2db67

Edhe pse thuhet se francezi ka hapur llogarinë e tij në rrjetin social vetëm një muaj më parë. Nuk mbetet pas për sa i përket numrit të ndjekësve në rrjetet sociale edhe Paulo Dibala.

“Mbreti i ‘Twitter’it”

I pari lojtar i Napolit në “Instagram” është Gonzalo Higuain, edhe pse shumë larg kundërshtarëve të tij bardhezinj. Sulmuesi ka rreth 430 mijë ndjekës në rrjetin social.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"