Kapelo tregon sherrin me grushte me Kasanon: Pse nuk u riktheva te Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2016 | 17:18

Kapelo tregon sherrin me grushte me Kasanon: Pse nuk u riktheva te Milani

Fabio Kapelo ka mohuar zërat për një rikthim te skuadra e Milanit. Në një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, Kapelo ka thënë se me skuadrën e Milanit ka kujtime të bukura të një të kaluare jo të afërt.

28srt01f6-U202260272483TjH-U140543973078CJD-620x349@Gazzetta-Web_articoloTekniku ka mohuar zërat se është kontaktuar sëfundmi nga Berluskoni për një rikthim të mundëshëm në Milano.

Trajneri nga Friuli ka thënë se futbollisti që e ka nervozuar më shumë ka qenë Antonio Kasano. Mediat shkruajnë se ish-trajneri i Anglisë dhe i Rusisë, që ka drejtuar edhe Romën dhe Realin e Madritid, ka pasur si futbollist të tijin edhe Kasanon.

“Një herë shkuam deri te duart, no në Madrid, por në Romë ku kisha një skuadër me njerëz të jashtëzakonshëm më të cilët fituam edhe një kampionat”,-ka zbuluar Kapelo, duke iu referuar titullit të vitit 2001. “Kam pasur respekt për lojtarët, por kujtoja që kjo ishte reciproke, që do të thotë të jemi serioz e jo të fortë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"