Kukësi ndal Skënderbeun në luftën për titull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2016 | 17:14

Kukësi ndal Skënderbeun në luftën për titull

Kukësi ja del në “Zeqir Ymeri”. Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro arrin të mposhtë në shtëpi me rezultatin minimal 1-0 kampionët në fuqi, Skënderbeun.

Kuksjanët zhvillojnë një ndeshje mjaft të mirë, shfaqen më agresivë, krijojnë raste të pastra dhe arrijnë të finalizojnë me sukses.

Goli i mbrojtësit Shameti vendosi dhe fatin e kryendeshjes së javës 29-të të Kategorisë Superiore. Nga kjo fitore e verilindorëve përfiton Partizani duke ju afruar më pranë garës për titull. Të kuqtë kanë shansin të ngushtojnë diferencën në rast se marrin 3 pikët në Vlorë.

Tetë rezultate pozitive për skuadrën veriore, tre pikë të tjera të rëndësishme që e çon në kuotën e 51 pikëve i pozicionuar në vendin e tretë.kukesii skenderbeuPjesa e dytë- Skënderbeu qarkullon më shumë, luan në gjysmëfushën e vendasve, por nuk arrin të finalizojë. Mesfushori Lilaj provon disa herë nga distanca por asnjë gjuajtje e tij nuk është e rrezikshme për Koliçin i cili kontrollon me qetësi. Nga ana tjetër djemtë e Duros shfrytëzojnë mjat mirë hapësirat që i jepen dhe kundërsulmojnë deri në minutat e fundit të takimit por nuk ja dalin përballë Shehit duke mbyllur takimin 1-0.

Pjesa e parë- Kukësi e nis mirë, shfaqet më agresiv, sulmon dhe arrin të realizojë. Është Ylli Shameti që i jep avantazhin skuadrës brenda 21 minutave, pas një goditjeje dënimi të shfrytëzuar mjaft mirë nga vendasit. Gol i cili i jep qetësinë verilindorëve duke u shfaqur akoma më të rrezikshëm në zonën e korçarëve me anë të Flores dhe Eminit. Ndërkohë që kampionët tentojnë me anë të Lilajt nga distanca por pa rezultat. Fraksioni i parë mbyllet në avantazh për kuksjanët 1-0.

Kukësi-Skënderbeu 1-0
Golat: Shameti 21′
Formacionet:
Kukësi: Koliqi, Mici, Malota, Shameti, Hallaçi, Musolli, Hasani, Karioka, Flores, Emini, Dvornekoviç; Trajner: Klodian Duro.
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Arapi, Lilaj, Orelesi, Eskuerdinja Latifi, Progni, Xhejms; Trajner: Mirel Josa.
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ermal Barushi, Astrit Mahmuti, Emigers Gançi; Pas porte: Bardhyl Pashaj, Adrian Beqiri.

MINUTAT:
90’+4′
Kukësi ka mundësi me Dvoernekoviç i cili niset i vetëm drejt portës gjuan menjëherë por pret Shehi. 
90’+1′
Lilaj tenton i vetëm nga distanca por jashtë kuadratit. 
Akordohen 4 minuta shtesë.
89′
Shumë ndalesa në fushë nga lojtarët e Kukësit.
87′
Goditje dënimi për Skënderbeun, ekezekuton Radas, grushton Koliçi.
86′
Skënderbeu tenton të shfrytëzojë dhe minutat e mbetura për të gjetur golin e barazimit.
85′
Zëvendësim te Kukësi, del Emini, futet Imami.
84′
Biringueta tenton i vetëm të gjuajë drejt portës por ndalin mbrojtësit miq.
83′
Zëvendësim te Skënderbeu, del Progni, futet Plaku.
82′
Mundësi për Kukësin, Dvornekoviç kroson për Jeminin në zonë por del Shehi.
80′
Arapi shërben nga e majta drejt zonës por del Koliçi dhe zotëron topin qetësisht.
76′
Renatinjo godet drejt portës por tepër e lehtë për Koliçin.
75′
Mundësi për Skënderbeun, Xhejms ka shansin në zonë, por ndalin mbrojtësit vendas.
70′
Zëvendësim te Kukësi, del Flores, futet Biringueta.
68′
Goditje dënimi për Skënderbeun, e ekzekuton Radas, por largon Emini.
65′
Skënderbeu merr kontrollnin e topit, luan në gjysmëfushën e Kukësit, fiton goditje dënimi dhe tenton të gjejë golin. 
62′
Zëvendësim te Skënderbeu, del Eskerdinja, futet Renatinjo.
60′
Kuksjanët shfaqen më të rrezikshëm në zonën e Skënderbeut, raste të pastra, Flores ka shansin të realizojë por nuk ja del.
54′
Shameti tenton përsëri, por pret portieri Shehi.
53′
Lilaj tenton nga distanca por gjuan jashtë kuadratit.
47′
Skënderbeu kthehet në fushë më i rrezikshëm duke mbajtur në gjysmëfushën e tyre kuksjanët për të gjetur rrjetën e barazimit.
Starton pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë
Akordohet vetëm një minutë shtesë. 
43′
Skënderbeu humbet duelet në mesfushë, nuk arrin të futet në zonë, ndërsa asnjë rrezik deri tani për Koliçin.
40′
Lilaj provon një goditje nga distanca, por pret lehtësisht Koliçi. 
39′
Flores nga e majta provon vetëm por pret Shehi, topi kthehet në zonë tek Emini i cili gjuan menjëherë por pret përsëri Shehi.
38′
Kundërsulmon Kukësi me Eminin në krahun e majtë por ndërhyn mirë Jashanica.
34′
Goditje këndi për Kukësin, e ekzekuton Karioka, topi përfundon në zonë, përpiqet Malota por pa rezultat. 
32′
Karioka niset i vetëm drej zonës, devijon mbrojten mike dhe gjuan drejt portës por pret Shehi.
27′
Erik Flores merr një goditje dhe mbetet i shtrirë në fushë, ndërpritet loja derisa braziliani del jashtë vija të fushës. 
25′
Skënderbeu hidhet në aksion, tenton të gjejë golin e barazimit por nuk ja del. 
21′ GOOL! 
Goditje dënimi për Kukësin, e ekzekuton Mici, topi përfundon në zonë, gjuan Malota me kokë pret Shehi por më pas Shameti shtyn topin drejt rrjetës.
19′
Kukësi tenton me Eminin por nuk ja del.
13′
Malota ndëshkohet me të verdhë. Tension mes lojtarëve.
11′
Goditje dënimi për Skënderbeun, e ekzekuton Radas, por pret Koliçi.
07′
Skënderbeu në kundërsulm, tenton për të gjetur hapësire në zonën e vendasve por largon Hasani.
03′
Kukësi e nis menjëherë agresiv, fillon të sulmojë që në sekondat e para.
01′ Ndeshja nis me një minutë heshtje në nderim të tifozit të Flamurtarit që humbi ndeshjen para pak ditësh. Ndërkohë topin e parë e luan Kukësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"