“Leksion gjerman ndaj një Italie pa dinjitet, Konte gabon gjithçka”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2016 | 22:35

“Leksion gjerman ndaj një Italie pa dinjitet, Konte gabon gjithçka”

Pas fitores 4-1 që Gjermania mori ndaj Italisë në ndeshjen miqësore të luajtur mbrëmjen e së martës në Mynih, mediat italiane kanë kritikuar ashpër paraqitjen e bërë nga skuadra e tyre.

222516663-3c01885c-0ce4-4df0-a208-8a06249b7ae3E përditshmja ‘Corriere dello Sport’ shkruan se Gjermania i dha një leksion Italisë, në një ndeshje ku mungoi krenaria dhe dinjiteti në fushë.

Gazeta italiane kritikon më shumë trajnerin Antonio Konte, duke thënë se gaboi gjithçka me vendosjet e tij në fushë.

Ndërsa gazeta më e madhe sportive në vend “La Gazzetta dello Sport”, shkruan se Italia u kthye me këmbë në tokë.

“Miqësorja e Mynihut u dominua nga kampionët e Botës dhe kjo nuk ishte rastësi. Por kjo dihej. Nëse Konte kërkonte konfirmime nga ky takim, kthehet në Itali me më shumë dyshime se sa qartësi: Është prova më e keqe e Kombëtares së tij”,-shkruan gazeta italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"