Lila te Skënderbeu: Qëndroj te korçarët derisa të gjej ekip, më këshilloi De Biazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2015 | 18:55

Lila te Skënderbeu: Qëndroj te korçarët derisa të gjej ekip, më këshilloi De Biazi

lilaAndi Lila vesh fanellën e Skëndërbeut. Ajo që përflitej prej ditësh ka ndodhur dje. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka dalë në stërvitje me korçarët, duke krijuar përshtypjen se do të jetë ai prurja e radhës që ka premtuar presidenti Ardjan Takaj. “Panorama Sport” kishte paralajmëruar pak ditë më parë se palët ishin në bisedime dhe mund të arrihej një marrëveshje, ashtu si me Salihin, përderisa Lila është pa skuadër për momentin.

Mirëpo, duket se mbrojtësi kavajas ka ardhur thjesht për stërvitje dhe nuk mendon qëndrimin te Skënderbeu. Fillimisht, ai njoftoi përmes një statusi në adresën e tij zyrtare në “Facebook” se do të niste stërvitjen me korçarët, teksa postoi një foto bashkë me Tefik Osmanin. “Në pritje të skuadrës së re, stërvitem me Skënderbeun. Faleminderit kampionëve për mikpritjen”, shkruante Lila. Menjëherë pas stërvitjes së parë, mbrojtësi foli për gazetën, duke shpjeguar këtë situatë. Ai theksoi se ishte edhe kërkesë e trajnerit të Kombëtares, Xhani de Biazi, që të stërvitej në vazhdimësi, në mënyrë që të ruajë formën fizike.

Reagimi “Si fillim dua ta sqaroj se do të jem pjesë e Skëndërbeut vetëm për pak kohë. Nuk kam firmosur me klubin korçar dhe s’kemi biseduar për këtë gjë, pasi jam këtu për arsye krejt të tjera. Deri në momentin e gjetjes së një skuadre nga menaxheri im, unë kam vendosur të vazhdoj të stërvitem me Skënderbeun. Duke qenë se jam ende pa ekip, mendova që është më mirë për mua të mos e shkë- pus për asnjë moment stërvitje…

Për më shumë, lexoni versionin print të gazetës ‘Panorama Sport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"