Mihajloviç: Ndeshje pothuajse perfekte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2015 | 12:12

Mihajloviç: Ndeshje pothuajse perfekte

mihajlovicSinisha Mihajloviç “fryn gjoksin” pas fitores së djeshme kundër Sampdorias. Në përfundim të takimit, trajneri i Milanit e analizoi ndeshjen me këto fjalë: “Jam shumë i lumtur për fitoren, pasi ekipi bëri vërtet një ndeshje pothuajse perfekte. Gjithsesi, ishte vetëm një fitore, kemi ende shumë rrugë për të bërë”, tha fillimisht Mihajloviç.

Më tej, serbi u shpreh: “Nëse luajmë në këtë mënyrë, jemi në gjendje për ta zbavitur publikun. Niang? Mbaje është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne. Ai tregoi një rendiment të mirë qysh në fillim të sezonit, por më pas u dëmtua dhe tani që ka rifituar gjendjen më të mirë po tregon se me çfarë ‘brumi’ është i gatuar.

Moduli 4-4-2? Pas humbjes kundër Juventusit kishim nevojë për një reagim. Këtë modul e kemi provuar edhe më herët dhe me rikthimin e Balotelit dhe Menezit jam i bindur që do të zbavitemi. Berluskoni? Në ‘Milanelo’ e paralajmërova që kësaj radhe nuk duhet t’i ngatërronte dhomat e zhveshjes”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"