Milani gjen përballë ish-futbollistin që… e rrahu gruaja pasi e kapi me dy femra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2016 | 23:01

Milani gjen përballë ish-futbollistin që… e rrahu gruaja pasi e kapi me dy femra

Pablo Armero është rikthyer sëish në Serinë A, por këtë herë me skuadrën e Udinezes. Pasi la Milanin në 2014, Almero shkoi në Brazil duke luajtur për skuadrën e Flamengos, por atje u dëgjua vetëm për bëmat e tij jashtë fushës se sa për aftësitë si futbollist.

799120-099-kg6E-U110235550597CEF-620x349@Gazzetta-Web_articoloMediat italiane shkruajnë se Armero braktisi Milanin në muajin prill pas 8 ndeshjeve të luajtura. “Tani kuqezinjtë rrezikojnë ta gjejnë përballë, në fushë si titullar.

Kjo për arsye se në javët e fundit, ai është bërë pjesë e skuadrës së Udinezes. Në pankinë me Lacion dhe gjithmonë ka qëndruar ulur ndaj Empolit. Por kundër Milanit, Kolantuono po mendon që ta fusë në fushë si titullar”,-shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

Untitled-6Por kolumbiani ka edhe një histori tjetër në Itali. “Ai u kap në shtëpi nga gruaja e tij Maria dhe nga fëmijët, duke biseduar me dy zonja të bëshme. Reagimi i gruas së tij më pas përfundoi nëpër gazeta: ‘Armero u rrah nga gruaja’”,-shkruan gazeta italiane.

Ndërsa më pas, çifti mohoi çdo gjë me anë të një video ku shfaqej një harmoni mes tyre. Ndoshta-shkruan gazeta italiane, por fqinjët e mbajnë mend mirë “shpërthimin” e gruas, Maria”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"