Montolivo: “Fitorja kundër Interit si ajo ndaj Barcelonës”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 10:26

Montolivo: “Fitorja kundër Interit si ajo ndaj Barcelonës”

I ulur në krah të trajnerit Sinisha Mihajloviç, kapiteni i Milanit, Rikardo Montolivo, ka përmbledhur në pak fjalë ecurinë e ekipit në fazën e dytë të kampionatit:

montolivo

“Jemi gati për të përballuar presionin, mirëpo do të ishte një gabim i pafalshëm nëse mendojmë qysh tani për klasifikimin. Kemi ende mundësi për t’u përmirësuar. Sezoni është ende shumë i gjatë dhe jemi në luftë për një vend në kompeticionet europiane”. Montolivo u ndal edhe tek entuziazmi i rikthyer në gjirin e tifozëve të Milanit:

“Perceptohet një ajër pozitiv përreth nesh. Mbrëmje magjike si ajo në derbin kundër Interit janë një impuls më shumë për të rikthyer tifozët në shkallët e stadiumit. Hera e fundit që ndjeja një atmosferë të tillë ishte pas fitores 3-0 në shtëpi kundër Barcelonës, në vitin 2013. Bonaventura? Në sezonin e fundit është kthyer në pikë referimi për ekipin. Xhakomo është një mesfushor i kompletuar që mund të bëjë diferencën në çdo ndeshje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"