Nga frika te lumturia, Bernard Berisha tregon jetën në Rusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2016 | 14:37

Nga frika te lumturia, Bernard Berisha tregon jetën në Rusi

Bernard Berisha dhe Anzhi i tij nuk po kalojnë një moment të mirë në kampuionatin rus. Ish-futbollisti i Skënderbeut nuk e ka shijuar ende fitoren e parë, edhe pse individualisht ai po paraqitet shumë mirë.berishaGjatë një interviste për “Koha Ditore” mesfushori tregon aventurën e tij ku pranon se kishte frikë kur kishte shkelur tokën ruse. Frika e tij kishte të bënte me pritjen që do t’i bëhej nga banorët rusë, pastaj edhe me prejardhjen e tij, Kosovën, që për rusët vazhdon të shihet diçka që u takon miqve të tyre, serbëve.

Por, kur kanë kaluar më shumë se tre muaj, 24-vjeçari thotë se është befasuar me mikpritjen në vendin ku Kosova nuk pranohet si shtet. “Kam pasur frikë të them të drejtën pasi erdha në një vend ku askush nga futbollistët me shtetësi të Kosovës nuk kishte shkelur më parë”, tregon fillimisht Berisha.

Më pas ai ngul këmbë se as vetë nuk e ka imagjinuar se mund të pritej në një mënyrë të tillë, kaq të ngrohtë te ekipi i Anzhti. “Nga fillimi e deri tani kam përjetuar një respekt të veçantë. Jam i lumtur me jetën që po e jetoj në Rusi”, ka deklaruar Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"