Papavangjeli, gjiganti i Vlorës që u përdor në “fushatë” nga Hysni Kapo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2016 | 20:38

Papavangjeli, gjiganti i Vlorës që u përdor në “fushatë” nga Hysni Kapo

Më shumë se një amerikan i NBAsë ka qenë për basketbollin shqiptar kur Viktor Papavangjeli, ende i panjohur, shpërtheu me Dinamon.

Untitled-8Tipik i një qendre moderne, elegant, me një stil e gjuajtje shumë të bukur, por, mbi të gjitha, me një kërcim të jashtëzakonshëm.

Student në ILKF, por edhe titullar me kombëtaren, kur Hysni Kapo u premtoi tifozëve vlonjatë kthimin e tij në Vlorë. Karriera me Flamurtarin dhe ajo me Partizanin që e merrte përforcim në çdo ndeshje ndërkombëtare.

Çfarë bën sot ai që demonstroi për herë të parë “slum dunk” e që habiti mjedisin e shportës, si një ndër talentet e papërsëritura për klasin dhe kualitetin që shfaqi në vitet ’70?

Untitled-4

Një fillim midis atletikës e basketbollit

Do të ishte bërë një atlet shumë i mirë në garat e kërcimit. Në shkollë ka qenë absolut në këto disiplina.

Pastaj, një dëmtim që e largon nga atletika, luan basketboll me fëmijët e shkollës, më pas në gjimnazin “Halim Xhelo”, nga ku trajnerët e njohur të basketbollit vlonjat Elmaz Agalliu, Agron Kosova, Ilo Taska, Patriot Aliaj, Pajtim Resuli etj., që e kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës, duke parë aftësitë fizike, e orientojnë përfundimisht te ky sport.

E nis me ekipet zinxhirë dhe pastaj me të rinjtë e klubit. Por me të dhënat individuale që kishte, ai do të ishte bërë jo vetëm një atlet i shquar, por edhe një volejbollist i shkëlqyer, një notar i tillë, pra i gjithanshëm, universal në çdo disiplinë sportive.

Student në Tiranë, nuk ia njohin talentin

Vjen në Tiranë në vitin 1968, për të kryer ILKF “Vojo Kushi”, ndonëse në mjedisin sportiv tiranas nuk njihet. Është student dhe që në sezonin e parë luan me Dinamon, skuadër modeste, kryesisht me universitarë, dhe jo me 17 Nëntorin apo Partizanin, pasi nuk ia dinë talentin.

E neglizhuan, ndërkohë që i riu Papavangjeli ka një progres të shpejtë, madje të jashtëzakonshëm dhe në vitin 1969 karriera e tij starton me bujë. Paraqitja e tij i tërheq vëmendjen të gjithëve si një talent i madh, por i pazbuluar nga të “fortët”, që nuk kanë mundësinë e forcën ta marrin në klubet e tyre siç bëhej zakonisht, pasi ai është lojtar i Dinamos.

Untitled-11

Shpërthimi te parku pas Kryeministrisë

Pikërisht në parkun e njohur sportiv mbrapa Kryeministrisë, rreth viteve ’70, ku zhvillonin ndeshje e stërvitje skuadrat e lojërave me dorë të Klubit Dinamo ka zanafillën historia legjendare e të vajzave të volejbollit të Dinamos, por njëkohësisht edhe e djemve të basketbollit.

Me trajnerët N. Pilku, M. Përmeti, E. Beliu, Papavangjeli me një grup të talentuarish lojtarësh si Doda, Rusi, Shano, Llazani, Peja e më pas Trabicka etj., do të krijonin një pesëshe simpatike për kohën që do të rivalizonte të mëdhatë e traditës.

Si te Dinamo, dhe Partizani, ai ka luajtur me 10-n në fanellë, numër i rëndë dhe që kërkonte një fizik të tillë për ta mbajtur.

Untitled-5

I pari që aplikoi “slum dunk” në Shqipëri

Në rolin e një qendre anësore, i fortë në tabelë, në sulm e mbrojtje, Papavangjeli zotëronte një gjuajtje shumë të bukur me një stil perfekt dhe një kërcim të jashtëzakonshëm, gati fluturues. Shumë elegant, një trup i bukur, ka luajtur dhe është ndeshur me kundërshtarë gjigantë.

I datëlindjes 1949, i gjatë 193 cm, ai është i pari basketbollist që ka mundur të fusë me dy duar topin në kosh, duke aplikuar të famshmen “slum dunk”, një stil shumë i preferuar e karakteristik për lojtarë kalibri, model i atyre amerikan të NBA-së.

Jemi në vitet ’70 dhe një veprim i tillë ishte spektakolar, të cilin atij ia garantonte kërcimi potent, falë forcës së gjunjëve me elasticitet suste që kishte.

Untitled-9

Derbi, edhe nën shenjën e tij

Ka qenë një rivalitet i madh në fundvitet ’60 në basketbollin e meshkujve, Partizani e 17 Nëntori, Vllaznia, Lokomotiva, Universiteti (pastaj Studenti), kur çdo ndeshje midis tyre ishte një betejë sportive deri në sekondat e fundit.

Ndërkohë, ardhja e Papavangjelit, krijimi grupit me perspektivë të Dinamos, i rinovuar me elementë të rinj, i jep gjallëri kampionatit, në veçanti derbit kryeqytetas, që, si në asnjë vend tjetër të botës, kishte pesë skuadra bashkë me Dajtin, që luanin në të parën.

Dinamo fillon bindshëm: Fiton 111-70 në Shkodër, pastaj arrin një rezultat surprizë 64-60 ndaj 17 Nëntorit, ku dallohen Papavangjeli e Shano, duke i bërë kështu një “favor” Partizanit që barazohet me pikë me tiranasit dhe në finalen në fund të sezonit fiton titullin kampion.

Por sapo kishte filluar të luante e të ishte protagonist i këtyre sfidave të mëdha, pikërisht kur fama e tij vinte në rritje dhe ishte bërë personazh shumë i njohur si një yll me të ardhme, vjen transferimi në Vlorë. Largohet nga kryeqyteti, pasi e pret tjetër skuadër, tjetër karrierë, pa harruar të rikthehet në Tiranë kur e grumbullonte Partizani dhe Kombëtarja.

Untitled-10

Kthimi në Vlorë, premtim i Hysni Kapos

Nuk është vetëm Viktor Papavangjeli, por ka edhe të tjera raste tipike për mjaft sportistë që kanë luajtur në Tiranë me klubet e njohura Partizani e Dinamo, e që janë rikthyer në qytetin e tyre pas një premtimi, pasioni, apo kërkesave të opinionit sportiv që u bënin udhëheqësve, si dhe letrave të qytetarëve që u drejtonin komiteteve të partive.

Kjo ndodhte me ata sportistë që vinin në Tiranë për studime, shërbimin ushtarak dhe kur pas përfundimit të tyre, klubet e kryeqytetit donin t’i mbanin.

Një histori e tillë është e lidhur edhe Viktor Papavangjelin. Gjatë një vizite në Vlorë në vitet ’70, Hysni Kapos i thonë se “duan të na e marrin Viktorin”. “Nuk e njoh, cili është ky?”, pyet, e ndërsa e informojnë së bëhej fjalë për një sportist që luan me Dinamon, ai u premtoi se do t’ua plotësonte kërkesën sportdashësve të qytetit të tij.

Premtimi i dhënë bëhet realitet dhe në harkun e pak kohëve Papavangjeli lë Dinamon për t’u kthyer në Vlorë.

I gjithë qyteti pas tij dhe i vetëm kundër “big”-ëve

Ardhja e Papavangjelit në Vlorë u shoqërua me një entuziazëm që përfshiu gjithë qytetin, ashtu siç kishte ngjarë edhe me M. Haxhiun, T. Drizën, U. Xhafën, apo A. Sulon, L. Curin etj..

Për shumë vite mjediset sportive si parku i lojërave me dorë “Flamurtari”, pranë kinoteatrit dhe ai “Eftiqi Baka”, mbusheshin me vlonjatë, vetëm për ta ndjekur nga afër atë dhe çastin kur topi shkëputej nga dora e tij për të përfunduar në koshin kundërshtar.

Nuk i ka zhgënjyer asnjëherë ata, madje ka qenë dhe është ende krenaria e tyre. Karrierën, pjesën që është e lidhur me Vlorën, Papavangjeli ia kushtoi krejtësisht Flamurtarit që e gjeti në Kategorinë II dhe me ardhjen e tij skuadra ngjitet në të parën (1971), duke qenë gjithmonë më i miri në fushë dhe për shumë sezone i ka takuar që të luajë i vetëm kundër “big”- ëve të elitës. (Në pak kohë, bashkë me Kujtim Kasmin, i transferuar në Vlorë, luajtën me Flamurtarin).

Mjafton t’u hedhësh një vështrim gazetave të kohës kur ato shkruajnë: “Që në start debutuesja Flamurtari shënon fitoren e parë ndaj Skënderbeut 87-69, ku Papavangjeli realizon 36 pikë, shkëlqen gjatë gjithë takimit dhe i jep jetë Flamurtarit.

Një fitore që është psikologjike për vlonjatët”. “Dy gjuajtje të lira realizuar nga Papavangjeli, më i miri në fushë, i dhanë fitoren Flamurtarit ndaj Labinotit, që kryesonte me 7 pikë”. Pastaj, surpriza që Flamurtari i bën një të papritur 17 Nëntorit duke e mundur 99-95, dhe heroi i takimit është V.

Papavangjeli, që realizon edhe koshin në çastet e fundit. Apo Kupa e Republikës e sezonit 1976, kur kanë mbetur edhe 15 sekonda lojë dhe Papavangjeli shënon e i jep fitoren Flamurtarit.

Ka qenë sezoni 1974-75 kur luan me Flamurtarin, në javën e 6-të të kampionatit kombëtar, spikat takimi i zhvilluar në Vlorë, ku Dinamo mori dy pikë pas fitores 94-71, një ndeshje ku Papavangjeli realizoi 41 pikë. Pastaj në Durrës ndaj Lokomotivës në këtë sezon: 61 pikë. Me klubin dha një kontribut të madh në përfaqësimin e kësaj skuadre në nivelet e larta të basketbollit kombëtar, ndonëse ai i djemve nuk ishte në traditën vlonjate, krejt ndryshe me atë të vajzave tejet historike.

I padiskutueshëm në kombëtare…

Për një dekadë ka qenë lojtar i padiskutueshëm në skuadrën kombëtare, titullar në të gjitha aktivitetet që ajo ka marrë pjesë, duke qenë ndër shënuesit kryesorë të saj, edhe gjatë viteve kur luante në Vlorë me Flamurtarin në Kategorinë e II.

Më kryesoret janë: EKE në Hungari nga 21- 25 maj i vitit 1969, me Shqipërinë që luan në një grup të fortë bashkë me Turqinë, Francën, Hungarinë e Poloninë.

Në përfundim të aktivitetit, në të cilin Fagu realizon 67 pikë, Papavangjeli renditet i pesti me 44 pikë dhe pas tij Shaka me 34 pikë. Pastaj Lojërat Universitare të Torinos, edicioni 18-të, në gusht të 1970-ës, ku veçohet rivaliteti në takimin Shqipëri- Jugosllavi 72-74 (10 pikë Papavangjeli), për të vijuar me turneun e Sardenjës (Itali) EKE edicioni 18-të nga 29 maj-2 qershor, ku bashkë me titullarët e Partizanit e 17 Nëntorit në përfaqësuese janë edhe Reka i Lokomotivës, Rusi i Dinamos e Papavangjeli i Flamurtarit.

Protagonist edhe në turneun olimpik, në Hralem të Holandës me takimet Shqipëri-Belgjikë 82-83, Shqipëri-Çekosllovaki 69-88 dhe Shqipëri- Holandë 81-84, ku dallohen sërish Fagu me një përqindje prej 22.3 pikësh në ndeshje, Papavangjeli 14.7 dhe V. Shaka 11.3.

Për Partizanin ka qenë lojtari më i preferuar si përforcim në ndeshjet ndërkombëtare në pjesëmarrjet e klubit në të tilla aktivitete e të tillë e federon në çdo prag pjesëmarrjeje në Europë. Gjithmonë i rrethuar nga kundërshtarë të lartë e të fortë, debutimin me të kuqtë e ka në vitin 1969 në Shkodër, ku Partizani luan me Dinamon e Bukureshtit për Kupën e Kampioneve.

Pastaj vijnë sfidat ndaj Cervena Zvezdës dhe në dy kualifikimet historike në Kupën e Kampioneve: Ndaj Cepel (Hungari), ku shënon 11 pikë dhe Sparta Bertranzh (Lux) në përbërje me amerikanë dhe Papavangjeli realizon 17 pikë, ndërsa në atë kthim shquhet në mbulimin e francezin Mutter (2.04), zotëron tabelat duke qenë autor i 23 pikëve.

Duke mos harruar gjithashtu duelet në Kupën e Kampioneve me sfidat e dyfishta ndaj Vinerberg (Austri), në të cilat Papavangjeli pëlqehet dhe në Vjenë realizon 18 pikë.

Në Kupën e Kupave, përballja me Aspo Tours të Francës ku Fagu, Papavangjeli, Mushi, Zaçe, dalin fitues në tabelë ndaj Meniard 2.08 dhe Boven 2.06. Në takimin e Tiranës, Papavangjeli realizon koshin e fitores 83- 80, por që Partizani eliminohet pasi humbet 101-76 në sfidën e kthimit.

Kundër Kapicic, Simonovic e Sllavnic

Vitet ’70-’80 konsiderohen të arta në basketbollin shqiptar për djem. Jo vetëm për rivalitetin sportiv që na ofruan, në veçanti Partizani-17 Nëntori, por për mentalitetin e ri, tejet modern për kohën, kur pallati i sportit “Partizani”, mbushej me spektatorë, të gjithë djem e vajza.

Një erë e re që shoqërohej nga dëshira dhe pritja në çdo fundjavë për të shkuar të shtunën në mbrëmje, hyrja me apo pa biletë, në Pallatin e Sportit të Tiranës për të ndjekur rivalitetin sportiv të asaj periudhe, të përfaqësuar nga një brez me sportistë model në çdo drejtim. Janë vitet kur jemi ndeshur me Oransodën, Zadarin, Jugoplastikën, Cervena Zvezdën, Partizanin, Sparta, Cepel, apo Banco Romën, Sinudine që kishin në përbërje lojtarë gjigantë, të famshëm e të jashtëzakonshëm që dominonin basketbollin botëror dhe atë kontinental me klube e përfaqësuese.

E tillë ka qenë edhe njëra prej tyre, ajo Partizani- Crvena Zvezda në vitin 1972, një skuadër kundërshtare e përbërë me Kapicic, Sllavnic e mbi të gjithë Simonovic, një ndër lojtarët më të mëdhenj e ndër shënuesit më të mirë të të gjithë kohërave.

Duke iu referuar shtypit të kohës, lexojmë se “Partizani e filloi lojën me Fagun Papavangjelin, Zaçen, Palin, Mushin. Dhe në fund: Partizani humbet 78-89 e Papavangjeli shënon 16 pikë, ndërsa për jugosllavët, Kapicic 31, Simonovic 25.

Edhe në takimin e kthimit humbet 93- varësi të kushteve atmosferike, dimër, verë, diell apo shi. Pallatet e sportit në Shqipërisë janë ndërtuar vonë (i pari ai i Tiranës 1963, në Durrës 1969, si dhe Shkodër, ku për shumë vite është luajtur në Spartakun e hapur, pallati i sporti i projektuar mbi kishën e rrënuar u ndërtua në vitin 1969).

Edhe në qytete të tjera, aktivitetet zyrtare janë zhvilluar në mjedise të hapura, protagonist i të cilave ka qenë edhe Papavangjeli me brezin e tij. Pallati i sportit “Flamurtari” në Vlorë u inaugurua në vitin 1978, kur në mjedisin e tij u zhvillua “Kongresi i Gruas”.

Sot, një kafe në bregdet Familja Papavangjeli me origjinë gjirokastrite, por prej shumë dekadash e transferuar dhe e sistemuar në Vlorë, madje të parët e tij kanë qenë tregtarë të njohur të qytetit. Jo traditë familjare në sport, Papavangjeli, djali i vetëm midis dy motrave, preferon pikërisht sportin, arsimimin dhe familjen.

I martuar, trashëgon dy fëmijë, djalë e vajzë, por që nuk e vazhduan rrugën e të atit. Pasi e mbylli me basketbollin e luajtur, vijoi si trajner i skuadrës së parë të djemve, duke qenë njëkohësisht edhe mësues i edukimit fizik në shkollat me profil klasat sportive në basketboll.

Karrierën sportive, gati 15- vjeçare, e filloi 17 vjeç në Vlorë dhe po në këtë qytet e mbylli në moshën 30-vjeçare (1980). Nuk lëvizi gjatë trazirave të ’97-ës, duke preferuar qëndrimin në qytetin e tij, ku edhe sot e kanë dhe e nderojnë si një pasuri me vlerë të madhe.

Aktualisht, është inspektor në klubin shumësportesh “Flamurtari” dhe çdo mëngjes e gjen duke pirë kafe me miqtë e tij, trajnerë, ish-basketbollistë etj..

Për Flamurtarin, për mjedisin sportiv vlonjat dhe për të gjithë fushat e pallatet ku luajti e konsumoi energji të mëdha fizike e mentale, ai u shfaq si një “Everest” i vërtetë. Ende sot Vlora nuk ka nxjerrë më një basketbollist si Viktor Papavangjeli, një mjeshtër i denjë për në “Hall of Fame” të basketbollit kombëtar. 74, duke u eliminuar.

Zvezda erdhi edhe pas një viti në Tiranë, në dy takimet e paharruara me 17 Nëntorin.

Mik me rusët: Mimi e Asllan!

Te Flamurtari, Partizani e në kombëtare ka pasur shumë shokë, por te Dinamo dhe gjatë qëndrimit trevjeçar në Tiranë një miqësi e veçantë e ka lidhur me Mim Rusin, vëllain e legjendës së volejbollit shqiptar, Asllan Rusi (që prej shumë vitesh fatkeqësisht janë ndarë nga jeta).

Të dy te Dinamo, në kombëtare, u evidentuan si lojtarë të një brezi që garantonte të ardhme të sigurt, ndërsa te Dinamo krijuan një tandem modern si dy lojtarë të gjatë, elegantë, shumë të fortë në lojën në tabelë në sulm e mbrojtje.

Janë vitet e shpërthimit të talenteve që dominuan në basketbollin shqiptar të vitet ’70-’80, ndër të cilët ishin edhe Papavangjeli e Rusi. Pastaj miqësia me mjaft sportistë, por më shumë me Agim Fagun, Pirro Kolekën, Roland Avramin dhe Zef Gjonin, dikur basketbollist i Vllaznisë.

Në Athinë e kujtuan për grek

Viti 1976 në Greqi, Athinë, me ekipin kombëtar në “Olimpiakos Stadium” në thirrjen tradicionale të emrave para fillimit të ndeshjes spikeri në greqisht shqiptoi Papavangjelis.

Në pushim, ndërsa përgatitej pjesa e dytë e lojtarët po kryenin disa gjuajtje, poshtë koshit Papavangjeli i afrohet një person, të cilin nuk e njihte dhe në greqisht me këmbëngulje diçka donte t’i thoshte. Pak nga frika, pak nuk kuptonte gjuhën, më në fund në ato sekonda i huaji i shpjegoi se edhe ai ishte me mbiemrin Papavangjelis, e për rrjedhojë duhet të ishin të afërt.

Pa i dhënë përgjigje, Viktori i dha të kuptojë se një gjë e tillë nuk ekzistonte, pasi ai nuk kishte asnjë të afërm në shtetin fqinj. Një karrierë në qiell të hapur E tillë ka qenë thuajse një pjesë e madhe e karrierës së tij, të cilën e ka kaluar në qiell të hapur, duke luajtur e stërvitur në terrene me dhe të zi, e në varësi të kushteve atmosferike, dimër, verë, diell apo shi.

Pallatet e sportit në Shqipërisë janë ndërtuar vonë (i pari ai i Tiranës 1963, në Durrës 1969, si dhe Shkodër, ku për shumë vite është luajtur në Spartakun e hapur, pallati i sporti i projektuar mbi kishën e rrënuar u ndërtua në vitin 1969).

Edhe në qytete të tjera, aktivitetet zyrtare janë zhvilluar në mjedise të hapura, protagonist i të cilave ka qenë edhe Papavangjeli me brezin e tij. Pallati i sportit “Flamurtari” në Vlorë u inaugurua në vitin 1978, kur në mjedisin e tij u zhvillua “Kongresi i Gruas”.

Sot, një kafe në bregdet

Familja Papavangjeli me origjinë gjirokastrite, por prej shumë dekadash e transferuar dhe e sistemuar në Vlorë, madje të parët e tij kanë qenë tregtarë të njohur të qytetit.

Jo traditë familjare në sport, Papavangjeli, djali i vetëm midis dy motrave, preferon pikërisht sportin, arsimimin dhe familjen. I martuar, trashëgon dy fëmijë, djalë e vajzë, por që nuk e vazhduan rrugën e të atit.

Pasi e mbylli me basketbollin e luajtur, vijoi si trajner i skuadrës së parë të djemve, duke qenë njëkohësisht edhe mësues i edukimit fizik në shkollat me profil klasat sportive në basketboll. Karrierën sportive, gati 15- vjeçare, e filloi 17 vjeç në Vlorë dhe po në këtë qytet e mbylli në moshën 30-vjeçare (1980).

Nuk lëvizi gjatë trazirave të ’97-ës, duke preferuar qëndrimin në qytetin e tij, ku edhe sot e kanë dhe e nderojnë si një pasuri me vlerë të madhe.

Aktualisht, është inspektor në klubin shumësportesh “Flamurtari” dhe çdo mëngjes e gjen duke pirë kafe me miqtë e tij, trajnerë, ish-basketbollistë etj..

Për Flamurtarin, për mjedisin sportiv vlonjat dhe për të gjithë fushat e pallatet ku luajti e konsumoi energji të mëdha fizike e mentale, ai u shfaq si një “Everest” i vërtetë.

Ende sot Vlora nuk ka nxjerrë më një basketbollist si Viktor Papavangjeli, një mjeshtër i denjë për në “Hall of Fame” të basketbollit kombëtar.

Nga UVIL ZAJMI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"