Pit largohet nga Kukësi, pritet “furtunë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2015 | 15:06

Pit largohet nga Kukësi, pritet “furtunë”

pitKukësi me shumë investime sërish nuk arrin të marrë një trofe. Për këtë fakt, presidenti Safet Gjici është “xhindosur” dhe sipas të gjitha gjasave do të largojë gjysmën e skuadrës. Kupa ishte shpëtimi i vetëm për disa lojtarë, por me këtë dështim largimi i tyre është i sigurt.

Burime të sigurta të “Panorama Sport” pranë klubit të Kukësit, bëjnë të ditur se do të ketë shumë skarcime. Braziliani Marcio Pit është i pari që i ka dhënë lamtumirën Kukësit. Mesfushorit i përfundoi kontrata dhe dje u nis drejt Brazilit, pa marrë një ofertë për rinovimin e marrëveshjes.

Përmes faqes zyrtare në “Facebook”, lojtari shtatshkurtër përshëndeste dje klubin e Kukësit për mundësinë që iu dha. Nuk dihet nëse mesfushori do të jetë më në planet e drejtuesve, por përderisa dje nuk ka pasur asnjë bisedë me të, largimi drejt Brazilit nuk ka një biletë kthimi dhe ai është largimi i parë. Të tjerët Kushtrim Lushtaku mund të jetë i larguari i radhës. Mesfushorit kosovar i përfundon kontrata pas ndeshjeve të Kupave të Europës dhe gjasat janë të pakta që të rinovojë. Mësohet se lojtari ka oferta nga klube të tjera të Superiores dhe një prej tyre është Partizani.

Ndërkohë, në klub mund të ketë dhe lëvizje surprizë. Bëhet fjalë për një largim të mundshëm të kapitenit Rrahman Hallaçi. Pozitat e këtij të fundit janë lëkundur dhe burime në klub tregojnë se nuk përjashtohet mundësia që me mbrojtësin të mos ketë një rinovim të kontratës. Ndërsa edhe portieri Argent Halilaj, që e mbylli finalen i përlotur, me shumë mundësi do të largohet pas tre sezonesh te Kukësi. Flamurtari pritet të jetë destinacioni i tij i radhës, në një kohë që edhe emra si Albi Dosti apo Ylli Hoxha duket se janë në listën e të larguarve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"