Puka e gdhin në shesh, ja festa e Tërbunit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2015 | 14:14

Puka e gdhin në shesh, ja festa e Tërbunit

terbuniNjë ëndërr e bërë re alitet pas 79 vitesh pritje. Tërbuni regjistroi të shtunën fitoren më të rëndësishme në historinë e klubit. Pas fitores 2-0 me Besëlidhjen, pukjanët siguruan një biletë për të luajtur në Superiore sezonin e ardhshëm. Një festë e madhe në sheshin kryesor të qytetit me të gjithë sportdashësit dhe më pas darka e suksesit. Këngë, valle, muzikë e zgjedhur e zonës dhe më pas alkool dhe një festë “e çmendur” që nuk ka fund. Pukjan- ët e gdhijnë në shesh. Festa Gjithçka e organizuar në detaje që në fillim. Më shumë se 7 mijë tifozë ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit dhe në kodrat rreth tij për të mbështetur skuadrën. Tifozët dhurojnë spektakël gjatë të gjithë takimit dhe në fund festojnë për suksesin, në një kohë që lojtarët në fushë marrin kupën e kampionit për Grupin A. Pas ceremonisë së rastit, festa zhvendoset në sheshin kryesor të Pukës. Mijëra sportdashës, ku binin në sy edhe mjaft femra, nisin festën “e çmendur”. Valle, këngë të zgjedhura të zonës së Pukës dhe spektakël fishekzjarrësh. Lojtarët, stafi teknik dhe drejtuesit e klubit i bashkohen kësaj feste duke hipur në tribunë. Tifozët ngrenë në ajër trajnerin dhe presidentin Frroku, në një kohë që lojtarët nisin edhe të këndojnë. Pas rreth dy orësh festë, skuadra dhe një pjesë e tifozëve marrin pjesë në darkën e shtruar nga presidenca. Batuta, këngë, alkool dhe shumë gë- zim. Atmosfera është elektrizuese, në një kohë që festohet deri në orët e para të mëngjesit. Është nga ato ditë ku nata nuk ka fund dhe gjithçka është perfekte. Në Pukë janë zgjuar me ëndrrën që kanë parë shpesh gjatë këtij sezoni. Por, tashmë gjithçka është realitet dhe lutjet ndaj Zotit tashmë kanë përfunduar për këtë sezon. Misioni u përmbush. Megjithatë, tani kërkohet edhe një tjetër kupë. Tërbuni synon të fitojë edhe trofeun e kampionit të Kategorisë së Parë ku më 21 maj do të përballet me Bylisin në finale. Ky do të ishte edhe trofeu i parë më i rëndësishëm për pukjanët, të cilët disa sezone më parë fituan atë të Kategorisë së Dytë duke mundur Partizanin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"