Reagon Frashëri: Nuk largohem nga Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2015 | 17:35

Reagon Frashëri: Nuk largohem nga Tirana

Skenderbeu-Tirana 0-0, te porta e FrasheritStivi Frashëri nuk e mendon kurrsesi largimin nga Tirana. Zërat që Partizani e cilëson atë si zëvendë- suesin ideal pas një transferimi të mundshëm të Alban Hoxhës drejt Kievos, e kanë shqetësuar pa masë. Në një reagim të shkurtër të dhënë për “Panorama Sport” portieri ka theksuar:

“Nuk do të largohem nga këtu”. Kaq fjalë kanë mjaftuar për të mbyllur çdolloj shansi për një kalim te rivalët e përjetshëm. Gazeta pak ditë më parë zbuloi se ndaj portierit të të kuqve ka shfaqur interes skuadra emiliane e Serisë A dhe Frashëri ishte kandidat potencial për ta zëvendësuar. Përpos gabimeve të përsëritura këtë sezon, Frashëri shikohet si një portier i perspektivës dhe jo më kot u grumbullua nga trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, kur Hoxha përjetoi fatkeqësinë me bashkëshorten e tij. Në ndeshjen e fundit me Elbasanin, e cila vinte pas suksesit në derbi, tifozët e Partizanit u solidarizuan me situatën që po i ndodhte Frashërit te bardheblutë.

Pas gabimit në derbi, portieri Frashëri ka mbetur jashtë formacionit të Tiranës. Lojtari, në fakt, vazhdon të jetë i pezulluar, deri në një vendim të radhës. Por, jo vetëm kaq, pasi klubi kryeqytetas vendosi që ta gjobiste me tre rroga, pas akuzave të ashpra që hodhi ndaj stafit teknik dhe tifozëve në “Facebook”. Megjithatë, përtej dëshirës që vetë Frashëri ka për të qëndruar te Tirana, edhe vetë presidenti Halili deklaroi publikisht që ai nuk do të largohet deri sa të skadojë kontrata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"