Reali, “luftë” Barcelonës për Pjaniç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2015 | 12:26

Reali, “luftë” Barcelonës për Pjaniç

Miralem-Pjanic-Lyon---Liv-001Pak ditë më parë u publikua lajmi se Miralem Pjaniç kërkohej me ngulm nga Barcelona, por dje mësohet se edhe Reali interesohet për mesfushorin e Romës. “Marca” zbulon se ai është në dëshirat e drejtuesve të Realit dhe shumë shpejt do të nisin kontaktet me Romën.

Pjaniç ka bërë një sezon fantastik deri tani me skuadrën italiane dhe ka tërhequr vëmendjen e dy skuadrave gjigante të futbollit europian. Megjithatë, lojtari boshnjak është pyetur për këtë fakt dhe ka thënë se, për momentin, është i fokusuar vetëm te Roma.

“Janë lajme që më japin kënaqësi, por unë dua të vazhdoj të bëj më të mirën për ekipin tim të Romës”, tha Pjaniç. Reparti i mesfushës për Realin vazhdon të jetë një kantier ndërtimi, pasi edhe në këtë merkato u afruan disa lojtarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"