Rikthehet Flamurtari, përmbys Laçin dhe i largohet fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2016 | 15:59

Rikthehet Flamurtari, përmbys Laçin dhe i largohet fundit

Një ndeshje spektakolare sot në Laç ku vendasit janë mposhtur 2-1 nga Flamurtari. Golat e Alvesh dhe Da Silvës kanë zhvlerësuar perlën e realizuar nga Cetkoviç duke i dhënë vlonjatëve një fitore të rëndësishme.alveshNjë ndeshje me raste dhe e mbushur me emocione. Pjesa e pare ka nisur me Laçin dukshëm më agresiv dhe që tregoi që në minutat e para dëshirë për ta fituar këtë takim. Kurbinasit nisin rastet e njëpasnjëshme dhe gjejnë golin me malazezin Cetkoviç në minutën e 17-të.

Fantazisti bën një lëvizje spektakolare në hyrje të zonës dhe godet bukur më të djathtën duke realizuar një supergol. 1-0 dhe u duk sikur Laçi do e kishte mjaft të thjeshtë fitoren. Pjesa e parë mbyllet në me këtë rezultat, për ti lënë vendin të dytës e cila ishte një histori tjetër.cetkovic Flamurtari futet në fushë shumë i motuvuar dhe në minutën e 58-të, braziliani Danilo Alvesh barazon rezultatin pas një goditje me kokë. Sulmuesi shënoi golin e tretë në 3 ndeshje radhazi.

Laçi shokohet dhe e ka të vështirë të mbledhe forcat. Flamurtari përfiton nga ky moment dhe shënon edhe golin e dytë me Da Silvën në minutën e 78.

Përmbysje e çmendur dhe kurbinasit nuk i besojnë syve. Hidhen menjeherë në sulm për të kërkuar të paktën golin e barazimit, por Ilion Lika ishtë në një ditë mjaft të mirë duke qenë vendimtar në shumë momente. Mbyllet gjithçka 1-2 dhe Flamurtari merr një fitore të rëndësishmë që e ngjitnë kuotën 28 pikëve në vendin e 8. Laçi mban vendin e 6 me 31 pikë.

 

Kategoria Superiore – Java e 30­-të

Laçi – Flamurtari 1-2
Golat: Cetkoviç 17’/ Alvesh 58′ Da Silva 79′

Formacionet zyrtare
Laçi: Selmani, Ademir, Sheta, Çela, Sefgjini, Gocaj, Veliaj, Mustafa, Dosti, Cetkoviç, Mitraj; Trajner: Ramadan Ndreu
Flamurtari: Lika, Idrizaj, Pashaj, Lakoste, Marku, Krasniqi, Nikolini, Telushi, Hoxha, Dushku Alvesh Trajner: Zekerija Ramadani
Gjyqtarë: Laver Alla, Ermal Barushi, Devis Koreshi, Bedi Breshanaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"