Roben: Jam egoist, një duel fitohet me disiplinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2015 | 14:29

Roben: Jam egoist, një duel fitohet me disiplinë

robenArjen Roben ishte protagonisti krye sor në fitoren 3-1 ndaj Shalkes ditën e shtunë. Gjatë një interviste për portalin e Ligës Gjermane, mesfushori holandez flet për ndeshjen, çelësin e suksesit, si dhe egoizmin e tij.

Roben, a ishte këtë herë një fitore e mundimshme kundër Shalkes?

Ishte një duel i luftuar mes dy ekipeve, ku Shalke luajti me 5 mbrojtës. Rrethanat dhe kushtet ishin shumë të vështira, për shkak të reshjeve të shiut. Por, për të fituar një ndeshje futbolli nevojitet dyluftim, pasion dhe disiplinë. Në një duel të tillë duhet që të ruash qetësinë.

Në pjesën e parë e patët shumë të vështirë. Ku qëndroi problemi?

Patëm një fazë ku humbëm kontrollin dhe lejuam që Shalke të na kundërsulmonte. Ndërsa në pjesën e dytë luajtëm shumë herë më mirë. E dominuam lojën dhe qarkullimi i topit ishte në nivele të larta pa gabime. Në fund fituam me meritë.

Në fund, Bajerni tregoi se nuk fitohet vetëm, duke luajtur bukur me pasime të shkurtra, por edhe luajtur me topa të gjatë?

Kjo është një strategji dhe porosi e trajnerit. Nëse do të arrish diçka, duhet që të përdorësh çdo mjet. Përballë një ekipi mbrojtës krosimet dhe loja nga krahët bëjnë diferencën. Ne e marrim me seriozitet çdo takim.

E patë se çfarë i ndodhi Dortmundit?

Papritur edhe mund të humbësh një ndeshje. Martinez shënoi golin vendimtar 2-1 falë asistit tuaj. Ishte asisti i parë për këtë sezon që shndërrohet në gol. Çdo lojtar përshtatet me shokët e tij të skuadrës. Unë kam stilin tim të lojës dhe natyrisht bazohem edhe te këshillat e trajnerit. Vërtet ishte asisti i parë goli, por unë mbetem lojtar grupi.

Jeni akuzuar për lojë egoiste. Vërtet jeni i tillë?

Ky është stili im, herë egoist dhe herë jo. Të gjithë e njohin karakterin dhe mentalitetin e lojës sime. Jam egoist me kuptimin e mirë të fjalës. Në të kundërt nuk do të isha ky që jam sot. Eksperienca më ka bërë më të qetë dhe të duruar. Ndërthurja e tyre më ka bërë më të suksesshëm dhe efektiv. Dortmundi ia hoqi të drejtën vetes t’u bënte presion kryesuesve. Ata humbën ndeshjen dhe tri pikë. Ne duhet që të përfitojmë nga hapi fals i tyre dhe atë bëmë në Gelzenkirshe. Nuk është faji ynë përse “gjahtarët” tanë humbin.

Bajerni kryeson me 38 pikë duke u shkëputur me 8 pikë nga vendi i dytë, Dortmundi. E shihni si një diferencë qetësie?

Kjo ndikon pozitivisht për ne, por nuk është shumë e rëndësishme. Ne duhet ta vazhdojmë me këto ritme dhe të kujdesemi për veten. Mendoj se do të kemi garë të fortë deri në fund. Dortmundi ka një superekip dhe humbja në Hamburg nuk ndryshon asgjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"