Telushi, ofertë nga Herta e Berlinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2016 | 8:55

Telushi, ofertë nga Herta e Berlinit

Kapiteni i Flamurtarit, Bruno Telushi, ka marrë një ofertë nga kampionati gjerman dhe më konkretisht nga skuadra e Bundesligës, Herta e Berlinit.Gjoka dhe Telushi Burime të besueshme pranë klubit vlonjat kanë bërë me dije një lajm të tillë për “Panorama Sport”, duke thënë se lojtari është kontaktuar nga klubi në fjalë.

Ende nuk dihet se në cilën fazë janë negociatat mes palëve dhe nëse lojtari mund të transferohet gjatë merkatos jashtë vendit.

Ndërkohë që mësohet se vetë mesfushori e ka mirëpritur një interesim të tillë dhe mundësitë për një kalim të tillë janë të hapura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"