Teuta firmos me sulmuesin brazilian Jildemar Diaz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2016 | 10:32

Teuta firmos me sulmuesin brazilian Jildemar Diaz

Skuadra e Teutës ka bërë goditjen e fundit në merkato, pasi ka arritur akordin me sulmuesin brazilian Jildemar Diaz.

diazKy i fundit është afruar fillimisht te skuadra e Partizanit, ku duket se nuk e ka kaluar provën e trajnerit Agostineli dhe në ditën e fundit të transferimeve ka vendosur që të kalojë te durrsakët.

Deklarata

Pas humbjes me Flamurtarin, stafi teknik ka lënë pushim një ditë ekipin dhe përgatitjet për takimin e radhës do të nisin sot.

Mesfushori Bruno Dita, në një prononcim për “Panorama Sport”, ka folur në lidhje me disfatën, duke u shprehur:

“Kemi humbur, por një gjë e tillë nuk është dramë. Skuadra tregoi që rivalizon dhe ka një dëshirë për të marrë rezultate pozitive, pavarësisht se ku luan. Për fatin tonë të keq, u ndëshkuam dhe nuk arritëm të barazonim rezultatin. Ishte një lojë totalisht e barabartë dhe nuk e meritonim të humbisnim, por futbolli ndonjëherë nuk është i drejtë. Duhet të ishim treguar më të saktë para portës së Halilit dhe ndoshta do të dilnim me pikë nga ai takim. E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë, por ishim përgatitur për një takim të tillë, gjithsesi fati ishte me vlonjatët në këtë sfidë duke marrë tri pikë. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shikojmë para dhe të mendojmë për sfidën e radhës”, ka mbyllur Dita.

Përgatiti: Jeton Rexhmati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"