“Tifozat Kuq e Zi” tallen me Dukën: Edhe Liverpuli do hapë “fan club”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2016 | 13:16

“Tifozat Kuq e Zi” tallen me Dukën: Edhe Liverpuli do hapë “fan club”

Grupimi “Tifozat Kuq e Zi” është në luftë të hapur me Federatën Shqiptare të Futbollit. Hapja e klubit të tifozëve nga këta të fundit nuk është pritur aspak mirë dhe “Tifozat Kuq e Zi” vazhdojnë ironitë me kreun e Federatës.Kombëtarja-shqiptare-e-ka-një-porosi-për-tifozët-për-ndeshjen-ndaj-Serbisë Ditën e djeshme, ata kanë ironizuar sërish duke marrë shembull veprimin e tifozëve të Liverpulit, të cilët u larguan nga stadiumi për shkak të rritjes së çmimit të biletave. “Gjatë fundjavës, në ndeshjen kundër Sandërlendit, tifozët e Liverpulit u larguan nga stadiumi në shenjë proteste për çmimet e larta të biletave.

Në dalje e sipër, ata shanë presidentin e klubit për këtë fakt. Shpresojmë që presidentit të mos i mbushet mendja për të krijuar një ‘fan club’ tjetër me arsyetimin që tifozët e kanë ofenduar në ndeshjen e fundit”, shkruhet në postimin që “Tifozat Kuq e Zi” kanë bërë në profilin e tyre zyrtar në “Facebook”.

Përplasja mes dy palëve duket se ka nisur që në ndeshjen ndaj Serbisë, ku tifozët e Kombëtares shqiptare nuk e mirëpritën vendimin që në stadium të kishte njerëz që nuk kishin shumë lidhje me futbollin. Kulmi arriti në miqësoren e zhvilluar në “Qemal Stafa” kundër Gjeorgjisë, ku tifozët e pranishëm në stadium shpërthyen në akuza dhe ofendime kundër Armand Dukës.

“Tifozat Kuq e Zi” mendojnë se për këtë fakt FSHF-ja vendosi të krijonte një tjetër grupim tifozësh me qëllim që të shmangte grupimin e vjetër. Megjithatë, në Federatë kanë shpjeguar se krijimi i këtij grupimi ishte për të ndihmuar tifozët shqiptarë në prag të këtij Europiani.pa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"