Tomori bën gati dosjen e takimit për ta çuar në FSHF

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2015 | 19:44

Tomori bën gati dosjen e takimit për ta çuar në FSHF

TomoriDrejtuesit e klubit beratas kanë siguruar të gjitha pamjet filmike të takimit Naftëtari-Tomori, fakte këto të cilat do t’i bashkëngjiten dosjes, që do të dërgohet në zyrat e FSHF-së javën e ardhshme.

Nga sa mësohet, dosja që drejtuesit e këtij klubi po përgatisin do të jetë tepër e bollshme dhe shumë bindëse, në lidhje me ato që kanë ndodhur në takimin ndaj Naftëtarit. Në lidhje me takimin ndaj kuçovarëve, mbrojtë- si Hoxha u shpreh:

“Nuk më vjen aspak mirë sesi ajo ndeshje aq e rëndësishme u përfshi nga skandali i vendësve. Luajtëm bukur, edhe pse ishim me 9 futbollistë në fushën e lojës treguam qartë se nuk mposhtemi lehtë. Ne do të vazhdojmë të bëjmë lojën tonë të pastër deri në fundin e kampionatit dhe kam bindjen e plotë se do ta meritojmë ngjitjen në Kategorinë e Parë. Sfida e radhës po përgatitet me kujdesin më të madh, pasi kundërshtari ndodhet vetëm 3 pikë pas nesh. Kush ka luajtur në Berat e di që këtu luhet 100% futboll i pastër, ndaj loja është e hapur për të dyja ekipet”, ka thënë Hoxha. Ndërkohë, skuadra ka nisur përgatitjet për takimin e radhës në kampionat.

Përgatiti: Eris Sylyku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"