U konfliktua me trajnerin, përjashtohet Trashi
Gjatë stërvitjes së Gramshit, mesfushori Lorenc Trashi ka pasur një mosmarrëveshje me trajnerin e ekipit, Edmond Hida. Sipas teknikut, lojtari është sjellë në një mënyrë antisportive, duke e ofenduar pa asnjë motiv. Në këtë situatë, kanë reaguar menjëherë drejtuesit e klubit, të cilët e kanë përjashtuar Trashin nga skuadra. Duhet thënë se mesfushori pak ditë më parë i është akorduar titulli “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Gramshit. Pavarësisht këtij konflikti, ekipi është duke u përgatitur për sfidën e radhës, të cilën do ta zhvillojë ndaj Kamzës. Në këtë takim, gramshakët do të kërkojnë një fitore për t’u ngjitur sa më shumë në klasifikim. Ndërkaq, terreni i fushës ka qenë shumë i vështirë, por ekipi nuk e ka ndërprerë për asnjë moment përgatitjen.
Esmerid Murati