Ujë dhe baltë, ja ku u shënuan… 7 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2015 | 17:44

Ujë dhe baltë, ja ku u shënuan… 7 gola

kushte

Një “liqen” i vërtetë. Fusha e Përrenjasit gjatë ndeshjes së të dielës, DomosdovaSkrapari, i ngjante një moçali. Por kjo nuk e pengoi gjyqtarin kryesor Bruno Hajno dhe zyrtarët e tjerë që të mos e luanin fare atë sfidë. Siç duket edhe nga fotoja e siguruar nga gazeta, rreth 80% e fushës është e mbuluar nga uji.

Prezencë të madhe uji ka pasur edhe në zonat respektive, aq sa kur vendësit kanë ekzekutuar një penallti, topi është vendosur mbi ujë. Kushte skandaloze që nuk janë aspak të denja për një ndeshje futbolli. Por, përtej kësaj, Domosdova ka arritur të shënojë shtatë gola, duke nxjerrë në pah nivelin shumë të dobët të skuadrës kundërshtare.

Atë që nuk e bëri në fillim të lojës apo gjatë saj, arbitri kryesor Hajno e bëri në minutat e fundit. Menjëherë pasi Rira shënoi golin e shtatë në minutën e 87-të, gjyqtari i sfidës e ndërpreu lojën duke vërshëllyer për fundin. Në një kohë që ishin për t’u luajtur tri minuta nga koha e rregullt, duke mos llogaritur shtesat. Megjithatë, duke parë kushtet skandaloze në të cilat luhet një pjesë e mirë e takimeve të ligave inferiore, është për të ardhur keq që FSHF-ja apo institucionet vendore nuk ndërhyjnë. Futboll balte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"