VIDEO/ I papërmbajtshëm, Besart Berisha realizon dopietë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2016 | 13:54

VIDEO/ I papërmbajtshëm, Besart Berisha realizon dopietë

Besart Berisha nuk di të ndalet së shënuari gola në Australi me ekipin e tij Melbourne Victory. Ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare është shëndruar në një makineri golash.berishaEdhe pse skuadra e tij ka qenë në disavantazh të dyfishtë 2-0, ndaj Perth Glory ai sërish është shfaqur vendimtar duke shënuar dopietë spektakolare në këtë sfidë.

Fillimisht në minutën e 44-të.ai realizoi golin e parë.30 vjecari kontrolli mjaft bukur topin dhe lëshoi një të majtë të hidhur në rrjetë.  Ndërsa në pjesën e dytë ai shënoi edhe një tjetër gol kur skuadra e tij ishte me 10 lojtarë.

Ndeshja e vlefshme për javën e 17 përfundoi 3-2 për ekipin e Perth Glory që shënoi golin e e fitores me panallti. Me humbjen e sotme, Melburni mbetet në vendin e 4 në klasifikim me 27 pikë të grumbulluara deri tani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"