VIDEO/ Juventus i frikshëm, vjen fitorja e nëntë radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2016 | 20:35

VIDEO/ Juventus i frikshëm, vjen fitorja e nëntë radhazi

Juventusi ka vazhduar rrugën e fitoreve edhe në javën e 19-të të Serisë A. Ekipi i Alegrit vazhdon pa ndalim drejt titullit të kampion, pasi edhe sot ka mposhtur Sampdorian në transfertë me rezultatin 2-1.juventusKjo ishte edhe fitorja e nëntë radhazi për Juventusin, duke treguar kështu se kampioni është kthyer dhe po lufton me të gjitha forcat për të arritur te titulli

Golat për Juventusin në këtë takim i shënuan Pogba dhe Khedira, ndërsa golin e vetëm për Sampdorian e realizoi Antonio Cassano.

Pas kësaj fitoreje, Juventus ngritët në vendin e dytë me 39 pikë, 2 më pak se sa Napoli në vendin e parë dhe me pikë të barabarta me Interin në vendin e tretë por i lë mbrapa këta të fundit me një golavarazh më të mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"