VIDEO/ Juventusi thellon rekordin e fitoreve, Milani ndalet në ‘San Siro’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 17:20

VIDEO/ Juventusi thellon rekordin e fitoreve, Milani ndalet në ‘San Siro’

Dy skuadrat kryesuese, Napoli dhe Juventusi kanë fituar këtë të diel në ndeshjet e vlefshme për Javen e 24 të Serisë A.

Untitled-2Napoli fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Carpit. Goli që mundësoi kryesimin e kampionatit u shënua nga Higuain me penallti. Ndërsa Juventusi nuk fali në transfertë ndaj Frozinones duke fituar me rezultatin 2-0. Kjo është fitorja e 14 radhazi e Juventusit, duke shënuar një tjetër rekord.

Milani ndalet në Udine 1-1

Skuadra e Mihajloviçit është ndalur në “San Siro” me rezultatin 1-1. Barazimi konsiderohet një hap pas për kuqezinjtë që duket se shpresojnë ende për një vend në Ligën e Kampionëve. Fillimisht, Udineze kaloi në avantazh në minutën e 17 të pjesës së parë me anë të Armeros. Por goli që shpëtoi vendasit nga humbja erdhi në minutën e 48′ nga Niang.

Paulo Dybala Goal HD – Frosinone 0-2 Juventus… by Football—-Live

REZULTATET:

Untitled-3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"