VIDEO/ Milani i falet 11-metërshit të Balotelit, kuqezinjtë pranë finales

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2016 | 23:08

VIDEO/ Milani i falet 11-metërshit të Balotelit, kuqezinjtë pranë finales


Mario Balotelli Goal HD – Alessandria 0-1 AC… by LiG2Fr

Moreno dhe Boka lon me shokë do t’u tregojnë nip- ërve se Alesandria e tyre, skuadër e Serisë C, shkoi në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë duke u përballur me një emër të madh si Milani.

Por, përralla e bukur e kësaj skuadre duket se përfundon këtu, edhe pse do të luajë ndeshjen e kthimit në “San Siro”. Mario Baloteli shënon një gol nga penalltia duke i dhuruar fitoren skuadrës në gjysmëfinalen e parë. Pjesa tjetër është e gjitha për t’u harruar nga Milani.

Untitled-12Limitet

Tifozët e ardhur nga Alesandria mendojnë të elektrizojnë stadiumin “Olimpico” të Torinos (u luajt këtu sepse stadiumi i Alesandrias nuk i përmbushte kushtet për një ndeshje të tillë). Skuadra e tyre bën atë që mundet, qëndron në mbrojtje dhe kur ka forcë bën edhe presing, që shërben për ta mbajtur sa më larg portës skuadrën e Milanit.

Dy kategori diferencë nuk duken në fushën e lojës, edhe për faktin se Milani nuk ka agresivitet. Mihajloviç luan me Luiz Adrianon, që e ka harruar në Kinë shpejtësinë dhe saktësinë e tij. Nga ana tjetër, Baloteli gabon shumë, pothuajse gjithçka. Megjithatë, atëherë kur duhet të tregohet i saktë, bëhet i akullt përpara portierit kundërshtar dhe e ndal topin në rrjetë. Pas një faulli të Morenos ndaj Antonelit, sulmuesi kuqezi godet saktë duke e kaluar Milanin në avantazh. Fillimisht humbi një rast të mirë për të shënuar në fillimin e ndeshjes pas një krosimi të De Shiljos.

Problemet

Në mesfushë, Hoze Mauri nuk bën asgjë për të fshehur faktin pse nuk ka luajtur asnjë minutë në kampionat. E krahasonin me Gatuzon, por nuk ka asgjë të përbashkët me të. Për gabimet e shumta, Mihajloviç e zëvendë- son në pjesën e dytë. Ka edhe gjëra pozitive në këtë ndeshje. De Shiljo dhe Honda janë në ditë të mirë dhe i japin sinjale të qarta trajnerit të tyre përpara ndeshjes me Interin. Milani nuk shkëlqeu, por mori atë që donte përballë një rivali që euforia po e shtynte të bënte një tjetër mrekulli.

Zgjohet Milani

Kuqezinjtë e Mihajloviçit dalin në fushë më të karikuar dhe kanë mundësinë e artë për të shënuar golin e dytë që do të siguronte thuajse zyrtarisht kualifikimin në finale. Baloteli jep një pasim të saktë për Hondën, por ky i fundit gabon me portën e boshatisur. Poli shënon golin e dytë për Milanin, por me të drejtë anulohet për pozicion jashtë loje të Niangut, i cili ndikon në aksion, edhe pse nuk e prek topin. Pak minuta më vonë, Niang është i vetëm përballë portierit, por godet shtyllën, duke rikthyer edhe një herë në mendjen e milanistëve një tjetër skenë të tillë, por kundër Barcelonës. Alesandria provon, por s’ka forcë, ndërsa Milani do ta presë me qetësi në “San Siro”. Kuqezinjtë sot do të ulen përpara televizorit për të parë cili do të jetë kundërshtari i tyre në… finale.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"