Vllaznia shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2015 | 11:48

Vllaznia shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë

klevis vrapiVllaznia është fituese e Kupës së Shqipërisë në boks për të rritur. Në ditën finale të aktivitetit të mbajtur në ambientet e pallatit të sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, u zhvilluan 8 sfida zyrtare dhe një miqësore. Në përfundim boksierët shkodranë arritën 4 vende të para.

Në vendin e dytë u rendit Teuta, me një vend të parë. Një fitues shpalli edhe Apolonia e vendit të tretë, por me më pak vende të dyta. Sportisti më i mirë u shpall Krenar Zeneli i Flamurtarit. Po ky boksier u zgjodh edhe më tekniku. Kështu, Denis Nurja i skuadrës së Tiranës mori çmimin e boksierit më luftarak. Nga ana tjetër, Klevis Vrapi i ekipit të Teutës u nderua me çmimin e boksierit të perspektivës. Në peshën 52 kilogramë ishte e gjitha një sfidë durrsake, pasi mes tyre u përballën Ardit Murja e Klevis Vrapi dhe fitues doli ky i fundit. Në peshën 56 kilogramë u përballën Taulant Zajmi i Dinamos dhe Krenar Zeneli e fitues doli boksieri vlonjat.

Për peshën 69 kilogramë sfiduan njëritjetrin Arjol Buzi i Apolonisë dhe Denis Murja i Tiranës me fitues kryeqytetasin. Për peshën 75 kilogramë dueluan Alban Bërmeta i Tiranës dhe Arjon Kajoshi i Vllaznisë dhe fitues u shpall sportisti Vllaznisë. Syrja Morina i Vllaznisë dhe Elvis Xhafaj i Tiranës u ndeshën në peshën 81 kilogramë dhe fitues u shpall boksieri shkodran. Në peshën 91 kilogramë përballë u ngjitën në ring Emanuel Kacaj i Vllaznisë dhe Ardit Demaj i Apolonisë dhe fitues doli boksieri shkodran. Në duelin e fundit për peshën +91 kg fitues doli Nelson Hysa i Vllaznisë, i cili fitoi në tavolinë. Në fund u zhvillua edhe një duel miqësor mes boksierit Reshat Mati të Teutës dhe Gëzim Xhametës së Tiranës.

Fitues u shpall boksieri i Teutës, i cili është nën vëzhgim nga drejtuesit e Federatës për të përfaqësuar Shqipërinë, pasi aktualisht ka pasaportë amerikane. Trajneri i Apolonisë, Baftjar Abazaj, nuk ishte dakord me mënyrën e shpërndarjes së pikëve dhe çmimeve.

“Unë nuk e kuptoj si një boksier amerikan, i pafederuar futet në sistem pikëzimi dhe në renditjen e përgjithshme. Ekipi i Ferit meritonte vendin e dytë, nëse këto gjëra nuk do të ndodhnin. Është qesharake dhe aspak profesionale. Ekipi ynë mbushi me sportistë aktivitetin, duke zhvilluar më shumë ndeshje se gjithë ekipet e tjera”.

PESHA FITUESI EKIPI
52 kg Klevis Vrapi Teuta
56 kg Krenar Zeneli Flamurtari
64 kg Arnold Kuqari Apolonia
69 kg Denis Murja Tirana
75 kg Ajon Kajoshi Vllaznia
81 kg Syrja Marinaj Vllaznia
91 kg Emanuel Kacaj Vllaznia
+91 kg Nelson Hysa Vllaznia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"