Vllaznia “vjen në vete”, turpëron Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2015 | 12:03

Vllaznia “vjen në vete”, turpëron Flamurtarin

vllazniaa

VLLAZNIA FLAMURTARI 4 0
GOLAT Cicmil 17′, Çinari 29′, 80′, Sefa 65′
VLLAZNIA: Dragojeviç, Arbri (Borshi 85′), Cicmil, Pjeshka, Marku, Krymi, Bardulla, Sefa (Haxhibuliç 78′), Kalaja, Shtubina (Hakaj 82′), Çinari. (Në dispozicion: Sherri, Gurishta, Ahmeti, Paviçeviç). Trajner: Armir Grima FLAMURTARI: Halili, Pashaj, Zeqaj, Qejvani, Gjinaj, Kuqi, Bregu (Sadushi 70′), Lena, Beqaj (Sino 60′), Maxhuni, Greca. (Në dispozicion: Xhelilaj, Tushi, Qari, Dule). Trajner: Gentjan Mezani
VËZHGUES: Arjan Mali /
DELEGAT: Petrit Braho.
KARTONË TË VERDHË: Arbri 19′, Bardulla 58′, Cicmil 75′ / Greca 42′, Qejvani 49′.
GJYQTARET A. Koçi, F.Lamaj, E. Velo (Durrës)

Vllaznia ka arritur të marrë një fitore me shumë vlera ndaj Flamurtarit, duke shënuar 4 gola në këtë sfidë shumë të vështirë për të. Skuadra shkodrane ka arritur të shënojnë nga dy gola për çdo pjesë të lojës, për të siguruar tri pikë të arta për gjendjen që ndodhet në tabelën e klasifikimit. Cicmil, dy herë Çinari dhe Sefa janë autorë të golave për kuqeblutë. Vllaznia, në këtë përballje, ka arritur që të dominojë totalisht mbi kundërshtarin që po kalon një situatë po aq të vështirë sa edhe ekipi shkodran. Një fitore e shumëpritur kjo për Vllazninë në këto momente. Dhënia e pagave duket se ka rikthyer edhe rezultatin pozitiv te kjo skuadër, e cila pas këtij triumfi ka lënë vendin e fundit duke bërë një hap më lart në renditje.

Pjesa e parë – Takimi ka folur i tëri për ekipin e Vllaznisë. Kuqeblutë kanë dominuar totalisht duke arritur që të shënojnë katër herë në portën mike, për të mos e diskutuar në asnjë moment fitoren. Loja është zhvilluar më shumë në mesin e fushës, ku kanë munduar edhe rastet para portave respektive. Kuqeblutë janë gjendur në avantazh që në minutën e 17-të, ku pas një harkimi nga këndi, është Cicmil që shënon me kokë. Goli ka shtuar më shumë motivimin dhe dëshirën e shkodranëve, e shfaqur më së miri me grintë në fushën e lojës. Vendësit kanë shtuar presionin duke arritur të gjejnë në minutën e 29-të edhe golin e dytë me anë të Erald Çinarit. Ka qenë një goditje e fortë e Shtubinës nga afro 18 metra me topin që përplaset në shtyllën transversale. Çinari ndjek nga afër aksionin dhe shënon me kokë. Një rezultat që ngroh jo vetëm lojtarët. por edhe tifozërinë shkodrane.

Pjesa e dytë – Fraksioni i dytë i takimit ka ecur nën ritmin e së parës, me shkodranët që kanë kërkuar të realizojnë që në momentet e para. Ndërsa pa shumë rrezikshmëri kanë qenë miqtë me një lojë shumë të vakët. Ka qenë një tentativë e miqve me anë të Maxhunit, por është shumë pak dhe ka pritur pa problem malazezi i Vllaznisë, Dragojeviç. Kalimi i minutave ka shtuar presionin e shkodranëve, të cilët në minutën e 65-të kanë arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës për të tretën herë me anë të Sefës. Ka qenë një aksion i bukur nga e djathta, ku Arbri pason në zonë, aty ku Çinari nuk arrin që të koordinohet. Gjithsesi, arrin të asistojë dhe të nxjerrë të vetëm Sefën përballë Halilit, pa ia bërë shumë të vështirë realizimin e golit. Disa minuta më vonë, janë sërish kuqeblutë që nuk kënaqen me tre gola dhe kërkojnë të tjerë me anë të Kalasë e Bardullës. Në minutën e 80-të ka qenë sërish Çinari, i cili pas një pasimi të saktë të marrë nga Kalaja, ka shënuar për të katërtën herë në portën e vlonjatëve. Vllaznia ka marrë tri pikë me shumë vlerë, ndërsa Flamurtari ka zhvilluar një nga takimet me të dobëta të këtyre viteve të fundit në Shkodër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"