Zaza: Tani të shohim sa do na ndjekin, jemi më të fortët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2016 | 11:30

Zaza: Tani të shohim sa do na ndjekin, jemi më të fortët

Dhe të mendosh që dikush në janar kishte menduar që edhe ta shiste në Angli… Prandaj, nëse Juventusi do të ruajë avantazhin e marrë mbrëmë për herë të parë në krye të renditjes, atëherë ky do të jetë titulli i Simone Zazas, sepse goli i shënuar natën e djeshme kundër ish të parës në Serinë A, vlen më shumë sesa 3 pikë.zaza Tani e në vazhdim nis një kampionat i ri për bardhezinjtë, por ndoshta edhe për vetë sulmuesin 24-vjeçar të blerë nga Sasuolo, sepse Zaza ka treguar që golat di t’i shënojë, por ai kundër Napolit kishte një peshë shumë më të rëndë, prandaj tani edhe trajneri Alegri duhet të reflektojë, siç e pranon vetë numri 7 gjatë intervistës së post-ndeshjes.

Zaza, sa shenjë do të lërë brenda teje ajo bubullimë e “Juventus Stadiumi”-t pas golit tënd?

Sa vlerë mund të ketë? M’u deshën pak sekonda pas golit që të kuptoja rëndësinë e tij. Ishte një ndeshje shumë e rëndë- sishme, sepse kishim përballë kryesuesit e kampionatit, një skuadër shumë të fortë, por unë shpresoj që të vazhdojmë kështu.

Shpreson që ky të jetë goli i titullit?

Pikërisht, sepse tashmë gjithçka do të varet nga ne. Tani jemi sërish ne më të fortit dhe të shohim nëse dikush do të ketë guxim të na ndalë.

Është ky goli më i bukur për ty si juventin?

Pa dyshim, ndonëse përveçse i zoti, isha edhe pak me fat, duke qenë se pati një devijim të lehtë. Gjithsesi, nëse unë shënova ishte edhe meritë e shokëve të mi, sepse ishin ata që luftuan deri në minutën e 88-të, unë thjesht u gjenda gati dhe jam i lumtur kështu.

Mos është ky një mesazh direkt për Alegrin?

Pse jo?! Ai e di mirë se unë bëj çdo ditë të javës të pamundurën për ta vënë në vështirësi dhe me Napolin ia konfirmova edhe një herë. Gjithsesi, unë e di se çfarë mund të jap, e njoh potencialin tim dhe Alegri më vlerëson gjithashtu, ndonëse e pranoj se ndonjëherë bëj edhe idiotësira si ai karton i kuq kundër Xhenoas, e vetmja njollë e zezë për mua në këtë sezon të parë për Juventusin.

Ishte një ndeshje e vështirë, por edhe me një fund të çmendur…

Unë që luajta pak minuta dhe shpenzova aq shumë energji sa nuk mund ta imagjinoni. Në nivelin personal, mund të them se jam shumë i lumtur, por e ritheksoj se shokët e skuadrës e anuluan thuajse totalisht Napolin. I mbyllëm çdo hapë- sirë të mundshme, frenuam një si Higuaini që dukej i pandalueshëm, por tani jemi ne që kryesojmë, ndërsa të tjerëve u duhet të na ndjekin.

I more vendin Moratës në minutën e 58-të dhe ishte pikërisht Alvaro ai që festoi në mënyrë madhështore me ty. Na e shpjegon?

Mua më vjen të qesh sepse nuk ndihem në garë me sulmuesit e tjerë. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë shokët e mi të repartit, veçanërisht me Alvaron, me të cilin qëndroj çdo minutë të ditës, prandaj ai është i pari që vrapon të më përgëzojë sa herë që shënoj.

Për Juventusin thellohet rekordi, 15 fitore radhazi…

Rekordet janë një sodisfaksion i fortë dhe i veçantë, por objektivi ynë është fitorja e kampionatit, ndonëse rruga është ende e gjatë. E pe besoj Konten në tribunë? Europiani 2016 është një objektiv për të cilin jetoj, prandaj shpresoj që të vazhdoj të jem protagonist te Juventusi që Konte të më grumbullojë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"