Zbardhet SMS i De Biazit ndaj Ranierit: Jemi në tryezën e të pasurve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2016 | 19:45

Zbardhet SMS i De Biazit ndaj Ranierit: Jemi në tryezën e të pasurve

UPDATE/ Mediat italiane kanë zbardhur mesazhin (SMS) që trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, i ka dërguar Klaudio Ranierit pas fitores që skuadra e tij, Lestëri, arriti ndaj Mançester Sitit një ditë më parë.

Traineri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka shpallur listen e lojtareve qe do te kete ne dispozicion per ndeshjen me Francen. /r/n/r/nNational team coach of Albania, Gianni De Biasi, speaks during a press conference, where he announced list of players that will be available for the match with Franca.

Aktualisht, Lestëri udhëheq klasifikimin e kampionatit anglez me 53 pikë dhe kryesimi i Ranierit shihet si një nga suprizat e mëdha në këtë sezon.

Një ditë pas fitores së Lestërit me rezultatin 3-1 ndaj Mançester Sitit, mediat italiane kanë zbuluar edhe mesazhin që De Biazi i dërgoi kolegut të tij.

“Nga mrekullitë kupton Xhani de Biazi, i cili dje ishte para ekranit të televizorit dhe ka shpenzuar disa minuta për t’i dërguar një mesazh (SMS), Ranierit”,-shkruajnë mediat italiane.

Ranieri-CT-Grecia

Mesazhi i De Biazit:

“Përshëndetje Klaudio, pashë ndeshjen dhe u gëzove sikur të ishte ekipi im. Lexova emocione në fytyrën tënde dhe goli i 1-3 ishte gjysmë jashtë loje. Të përqafoj”,-ka shkruar De Biazi.

Gazetat italiane kanë bërë edhe një krahasim mes surprizës së skuadrës së Ranierit në Premier Ligë dhe kualifikimit historik të Kombëtares shqiptare në finalet e “Euro 2016” që do të luhen në qershor në Francë.

“Edhe ne, si Lestëri, jemi ftuar papritur në tryezën e të pasurve”,-ka thënë trajneri i kuqezinjve.

Untitled-5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"