Zbulohet paga e Gashit, sulmuesi do jetë mes më të paguarve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2016 | 10:30

Zbulohet paga e Gashit, sulmuesi do jetë mes më të paguarve

Nuk dihet ende nëse transferimi i Gashit në Amerikë do të jetë i suksesshëm në aspektin sportiv, megjithatë, sa i përket atij monetar, është pa dyshim i tillë. Mediat zvicerane kanë zbardhur edhe pagën e sulmuesit të Kolorado Rapids.gashi shkelzen Shkëlzen Gashi ka nënshkruar një kontratë me një pagë që e tejkalon një milion dollarë në vit. Kontratë me të ardhura të konsiderueshme për shqiptarin, që gjithsesi edhe në Europë nuk ka pasur një pagesë më të ulët sesa kjo.

Rregulli Transferimi i Gashit në Amerikë u iniciua, pasi ai nuk po gjente minuta me trajnerin e ri të Bazelit dhe duke qenë se rrezikonte Europianin. Transferimi në Amerikë i ka sjellë atij një kontratë të kënaqshme.

Në futbollin amerikan ka një rregull që vetëm tre futbollistë në një ekip lejohen që të kenë pagë mbi 456.000 dollarë në vit.

Gashi është një prej tyre, që përfshihet te kjo treshe për të cilët ka një fond të veçantë nga vetë federata që të bëjë shtesën e kontratës mbi këtë shifër. Politikë kjo për të tërhequr yjet e futbollit amerikan drejt MLS (kampionati vendës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"