Zyrtare, Argjend Malaj firmos për Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2014 | 9:12

Zyrtare, Argjend Malaj firmos për Tiranën

Argjend MalajArgjend Malaj është zyrtarisht një lojtar i Tiranës. Mesfushori i talentuar i Prishtinës ka firmosur dje kontratën dhe pritet që javën tjetër të vihet nën urdhrat e trajnerit Gugash Magani. Mësohet se ai ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me të drejtë rinovimi, ndonëse nuk bëhen të ditura shifrat. Jo zyrtarisht mesfushorit do t’i paguhet akomodimi dhe të gjitha shpenzimet dytësore nga ana e klubit, si dhe një rrogë që shkon nga 2000-2500 euro neto në muaj. 22-vjeçari i rritur te Prishtina shihet si një nga talentet më të mirë të dekadës së fundit në Kosovë, ndaj duket se me këtë afrim Tirana ka siguruar një lojtar cilësor. Te kryeqytetasit e Kosovës ai ka luajtur si organizator në mesfushë, por është i aftë të luajë edhe në të majtë, duke qenë se është mëngjarash. Me këtë afrim, duket se bardheblutë janë më se të kompletuar në repartin e mesfushës, madje gati-gati i mbipopulluar, duke qenë se aty luajnë edhe Ervin Bulku, Glori Hoxha, Frensis Kahata, Erando Karabeci, Dorian Kërçiku, Erlind Koreshi, Ardit Peposhi, Afrim Taku, Madire Kagere, Arbër Prekazi dhe Ledion Muçaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"